Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Prej 1 deri më 5 shtator, afati i dytë për aplikimin e racionit studentor të subvencionuar

Prej 1 deri më 5 shtator, afati i dytë për aplikimin e racionit studentor të subvencionuar

 

Studentët e viteve të dyta dhe më të larta, të cilët kanë humbur afatin e parë të aplikimit për realizimin  e të drejtës së racionit  të subvencionuar studentor për vitin akademik 2023-2024, mund të dorëzojnë  aplikimin  prej datës  1 deri më 5 shtator. Aplikimi  bëhet përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe pas përfundimit të afatit për regjistrim kandidatët do të marrin njoftim. Mandej, nga  Sparkase Bank, si bankë me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës, studentët do të thirren për të lidhur marrëveshje për hapjen e llogarisë së  veçantë, në lidhje  me  kartelë pagese të dedikuar  përmes së  cillës do të mund të përdorin vetëm fondet.

Aplikimi për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe që nuk kanë regjistruar në semestrin veror do të zgjasë, prej  datës  27 shtator deri më 2 tetor.

Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, e cila lehtëson jetën e të rinjve gjatë studimeve. Mbështetja financiare prej 140 denarë në ditë është e dedikuar për blerje të ushqimit të shëndetshëm, të cilin studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar