Nxënësit e shkollave fillore e fillojnë vitin e ri shkollor në shkollat e rikonstruktuara, me mjete të reja vizuale dhe ndihma për mësimdhënien në kabinet, me tekste shkollore krejtësisht të reja për klasat e III dhe VI, shumica e të cilave do të dorëzohen para fillimit të mësimit, dhe një pjesë më e vogël gjatë mujit shtator . Në arsimin e mesëm janë miratuar 150 tekste të reja, pjesa më e madhe për arsimin e mesëm profesional, të cilët po shtypen dhe u dorëzohen nxënësve me faza. Jemi të fokusuar edhe në motivimin e mësimdhënësve të cilët së shpejti do të marrin rritje të re pagash që do të thotë se në periudhë prej 1 viti rritja kumulative e të ardhurave të tyre personale arrin mbi 35%. Të gjitha këto elemente nënkuptojnë ngritjen e cilësisë së mësimdhënies, kreativitetin dhe ndërveprimin mes nxënësve dhe mësimdhënësve, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën për media para fillimit të vitit shkollor 2023-2024.
Duke ju dëshiruar nxënësve suksese në përvetësimin e njohurive të reja, por edhe më shumë shoqërim dhe sport, ministri Shaqiri tha se viti i ri shkollor do të zgjasë deri më 17 qershor, ndërsa në periudhën nga 29 prilli deri më 5 maj do të jetë pushimi pranveror
„Rezultatet e mira shkollore arrihen në kushte të mira. Për këtë arsye gjatë kësaj vere kemi realizuar aktivitete rikonstruksioni në 56 objekte shkollore. Po e përmirësojmë efikasitetin e energjisë,aksesueshmërinë e hapsirave shkollore për nxënësit me aftësi të kufizuara, kushtet e higjenës -sanitare, në të cilat po investojmë 4.5 milionë euro. Gjithashtu, ndërtimi është në proces gjegjësishtë zgjerimi i 4 objekteve të reja. Ndërtohet një krah-një anë në SHF “Dimitar Pop Berovski” në Hrom, komuna Gjorçe Petrov, objekti i ri shkollor në lagjen Vizbegovë, Komuna e Butelit , bëhet zgjerimi dhe rindërtimi i objektit të shkollës në Jabolçishtë të poshtme . Komuna e Çashkës, ku po ndërtohet edhe objekti i ri për shkollën rajonale Sogle”, sqaroi ministri.
Ministria dhe Qeveria i japin prioritet kushteve në arsim edhe sivjet si në dy vitet e kaluara kanë ndarë buxhet vjetor për investime kapitale mbi 16 milionë euro, gjegjësisht 1 miliard denarë, ndërsa realizimi i investimeve kapitale është i shkëlqyeshëm poashtu edhe në vitin e kaluar ishte mbi 94%.
Duke i shikuar pagat e mësimdhënësve, Shaqiri ka shpjeguar se në vitin 2022 dhe 2023 janë rritur për 18,4%, .
„Kemi hartuar politikë të mbështetjes së fortë për mësimdhënësit dhe vazhdojmë me të. Ju njoftoj se së shpejti do të kemi rritje të re të pagave të mësimdhënësve në periudhë prej rreth një viti me të gjitha rritjet e pagave , pagat e mësimdhënësve do të kenë rritje kumulative , mbi 35%” theksoi Shaqiri.
Ai potencoi se në fazën e testimit është zëvendësimi i ditarit elektronik ekzistues me zgjidhje krejtësisht të re softuerike, e përgatitur me mbështetjen e BE-së përmes fondeve IPA. Posaçërisht theksoi rritjen e përkrahjes për nxënësit me aftësi të kufizuara që vijojnë mësimet në shkollat fillore të rregullta.
Para dy viteve kemi filluar me 500 asistentë arsimor, vitin e kaluar ishin 720 dhe nga shtatori do të jenë të angazhuar mbi 800 asistentë arsimor”, tha ministri.
Shaqiri potencoi se investimet e vazhdueshme të Ministrisë dhe Qeverisë për të siguruar arsim cilësor do të kenë rezultate shumë më të mira nëse të gjitha palët e interesuara kontribuojnë në tejkalimin e sfidave.