THIRRJE PUBLIKE
për angazhimin 40 mediatorëve arsimorë romë për mbështetje në arsimin fillor të romëve për vitin shkollor 2023/2024
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2023/2024, në përputhje me nenin 37, paragrafin (4) të Ligjit për Arsimin Fillor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/19 dhe 229/20 ), do të angazhojë 40 mediatorë arsimor romë në shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nëpërmjet masës së mediatorëve në arsimin fillor, Ministria e Arsimit do të ofrojë mbështetje shtesë për nxënësit romë në shkollat fillore.
I. KUSHTET DHE KRITERET PËR ZGJEDHJEN E MEDIATORËVE
1. Kushtet për përzgjedhjen e mediatorëve
Të drejtë të aplikimit në Konkurs për mediator arsimor kanë personat nga komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut me numër më të madh të nxënësve nga bashkësia etnike rome: Shuto Orizar, Çair, Qendër, Butel, Karposh, Gjorçe Petrov, Aerodrom, Gazi Babë , Kisella Vodë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Strugë, Negotinë, Dibër, Manastir, Prilep, Kumanovë, Shtip, Koçani, Vinicë, Dellçevë, Berovë, Veles, Gradsko, Kavadar dhe Kriva Pallankë, të cilat plotësojnë këto kushte:
a) të jetë i papunë;
b) të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
c) të jetë pjesëtarë i komunitetit etnik rom.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2023/2024 do të angazhojë përkohësisht gjithsej 40 mediatorë arsimor në komunat në vazhdim në Republikën e Maqedonisë së Veriu edhe atë: Shuto Orizar, Çair, Qendër, Butel, Karposh, Gjorçe Petrov, Aerodrom, Gazi Babë , Kisella Vodë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Strugë, Negotinë, Dibër, Manastir, Prilep, Kumanovë, Shtip, Koçani, Vinicë, Dellçevë, Berovë, Veles, Gradsko, Kavadar dhe Kriva Pallankë.
2. Kriteret për përzgjedhjen e mediatorëve
a) Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm katërvjeçar;
b) Të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi dhe kompjuterike (Microsoft Office);
c) Të ketë përvojë pune në terren me komunitetin rom, sektorin civil, popullësinë lokale, institucionet dhe shkollat lokale dhe
d) Të jetë i njohur dhe të jetë pjesë e komunitetit në të cilin do të punojë.
Përparësi gjatë përzgjedhjes do të kenë kandidatët:
- të cilët kanë certifikatë për trajnime të ndjekura për mediatorë me certifikata për mediatorë (përparësi do të kenë personat që kanë ndjekur trajnimet për mediator arsimor në kuadër të projektit “Përkrahja e integrimit të komuniteteve etnike në sistemin arsimor” të zbatuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Agjencinë për Integrime Evropiane dhe Zhvillim Evropian nga Austria dhe personat që kanë ndjekur trajnimet për mediatorë në kuadër të programit ROMED nga Këshilli i Evropës).
- të cilët flasin gjuhën e folur nga komuniteti rom në komunën për të cilën aplikojnë
- të cilët tashmë kanë përvojë në punën si ndërmjetës arsimor romë, dhe që kanë përmbushur detyrimet e tyre ndaj programit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
II. ROLI, DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E MEDIATORIT ARSIMOR ROM
1. Roli i mediatorit arsimor romë
Roli i mediatorit arsimor është të ndihmojë dhe të ndërmarrë aktivitete për përmirësimin e informacionit për mundësitë dhe aksesin në shkolla, realizon takime të rregullta për të sensibilizuar popullatën dhe punonjësit e shkollës fillore me specifikat dhe nevojat e grupeve vulnerabël në fushën e arsimit, rregullisht bashkëpunon me bashkëpunëtorë profesional dhe mësimdhënësit për përmirësimin e arritjeve të nxënësve, ndërmerr aktivitete për reduktimin e braktisjes së procesit edukativo-arsimor të nxënësve.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e mediatorit do të jenë:
a) të punojë me nxënësit;
b) të bashkëpunojë me shkollën;
c) të punojë dhe bashkëpunojë me prindërit/kujdestarët dhe komunitetin dhe të kryejë vizita të rregullta në terren dhe
d) të punojë me vetëqeverisjen lokale, shoqërinë civile dhe institucione dhe organizata të tjera.
III. Vendi dhe afati për dorëzimin e dokumenteve
Kandidatët që aplikojnë sipas Thirrjes Publike, duhet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup, më së voni deri më 15 shtator 2023 t`i dorëzojnë dokumentet në vijim:
1. Biografi e shkurtër (CV);
2. Diplomë për nivelin më të lartë të arsimit të përfunduar;
3. Dy rekomandime nga organizatat joqeveritare rome për konfirmimin e përvojës së punës me komunitetin rom me numra kontakti të caktuar të personave që kanë dhënë rekomandimin;
4. Vërtetim nga Agjencia e Punësimit për statusin e punës (papunësisë)
5. Dëshmi se ka fituar aftësi kompjuterike (Microsoft Office) dhe
6. Dokumentacioni tjetër që kandidati konsideron se e plotëson aplikimin, është në funksion të kushteve dhe kritereve të nevojshme.
IV. Lartësia e tarifës
Për angazhimin e mediatorëve arsimorë romë, tarifa mujore do të jetë 18.000 denarë bruto për një periudhë prej tre (3) muajsh gjatë vitit 2023 dhe shtatë (7) muajve gjatë vitit 2024.
Dokumentacioni i parakohshëm dhe i pakompletuar nuk do të merret parasysh dhe nuk do të hyjë në konkurrencë me të tjerët që janë regjistruar në konkurs.