Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH:me kritika të pabaza dhe përhapje të dezinformatave për shkak të pikëve politike nuk jipet kontribut në ndërtimin e sistemi arsimor cilësor

MASH:me kritika të pabaza dhe përhapje të dezinformatave për shkak të pikëve politike nuk jipet kontribut në ndërtimin e sistemi arsimor cilësor

 

MASH:me kritika të pabaza dhe përhapje të dezinformatave për shkak të pikëve politike nuk jipet kontribut në ndërtimin e sistemi arsimor cilësor

 

 

Në vend të kritikave të pabaza dhe përhapjes së dezinformatave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës fton subjektet politike që duan të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar, ta bëjnë këtë me sugjerime konstruktive. Si institucion jemi të hapur për bashkëpunim me çdo  faktor  dashamirës shoqëror që mendon mirë për shtetin dhe të ardhmen e tij.

 

Në kohë kur zbatohet reforma më e madhe arsimore në shtet, përmes konceptit që është rezultat i qasjejes gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen dhe pëlqimin e të gjithë palëve të interesuara, nuk është e nevojshme të krijohen të pavërteta vetëm për të krijuar shqetësime të panevojshme te nxënësit dhe familjet e tyre, rreth asaj nëse institucionet dhe objektet arsimore janë të gatshme për fillimin dhe rrjedhën e suksesshme të vitit shkollor.

 

Të informojmë  menjëherë se do të ketë tekste shkollore për nxënësit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë periudhës së verës këtij viti ka arritur për t`i shtypur të gjitha tekstet e miratuara dhe deri më 1 shtator do të dorëzohen në shkolla dhe do të jenë në dispozicion të nxënësve. Një numër i vogël i teksteve shkollore, të cilat nuk janë shtypur, në fakt janë ende në proces, gjegjësisht Komisioni Kombëtar i teksteve shkollore vendos për miratimin e tyre,sipas së cilës do të shtypen dhe dorëzohen. Ndërkohë do të jenë në dispozicion materiale ndihmëse për nxënësit dhe doracak  për mësimdhënësit që do të pasurojnë mësimdhënien. Ato janë përgatitur  nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe do të jenë të disponueshme vetëm në formë elektronike në faqen e internetit të Byrosë. Gjithashtu, ekziston mundësia që secila shkollë, me iniciativën e saj, individualisht të vendosë për t`i shtypur ato.

 

Për sa i përket integrimit të lëndëve, opinioni  e di se ky proces nuk është i ri, ai u zbatua dhjetë vjet më parë dhe si rezultat i së njëjtës  doli lënda e shkencave natyrore, për të cilën nuk ka pasur asnjëherë reagime.

 

Integrimi i lëndëve nuk parashikon heqjen e përmbajtjeve. Historia, gjeografia, biologjia, kimia, fizika do të vazhdojnë të jenë pjesë e shkencave të cilat do të përfaqësohen në mënyrë adekuate në programin mësimor dhe do të ligjërohen nga mësimdhënësit   i kanë dhënë deri më tani këto lëndë. Çdo lëndë mësimore do të ketë disa module që do t`i mundësojnë nxënësit  të studiojë përmbajtjen mësimore nga disa aspekte, gjegjësishtë  për të marrë pamje më të plotë për ngjarje,  proces, gjendje  të caktuar dhe të tjera.

 

Në mënyrë transparente, në shumë raste deri më tani kemi informuar se në çfarë mënyre do të mësohen këto përmbajtje të integruara. Është e rëndësishme të theksohet se asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë, pa orë, për shkak të futjes së programeve mësimore  të reja të integruara. Numri i orëve është identik si më parë, dhe ajo që po prezantojmë me programet e reja është qasja e re,duke u bazuar të mësuarit nga përvoja,në lidhje me atë  që mësohet realitet, të mësuarit përmes eksperimenteve, në zhvillimin e mendimit kritik.

Si mbështetje për mësimdhënësit dhe nxënësit në realizimin e programeve të reja janë kabinetet e reja për shkencat e natyrës, të pajisura nga MASH me mbështetjen e Bankës Botërore vitin e kaluar, si dhe mjetet e reja mësimore dhe vizuale për lëndët nga grupi i shkencave shoqërore, si historia dhe gjeografia, të prokuruara këtë vit.

 Për të gjitha risitë në arsimin fillor, ministria ofron edhe mbështetje të drejtpërdrejtë për mësimdhënësit  dhe kudrin  profesional nëpër shkolla  me qëllim   implementimin e duhur. Kështu që,ne organizojmë vazhdimishtë  trajnime për kudrin  mësimdhënës  tema të ndryshme që janë me interes për punën e tyre. Ofrojmë mundësi përmes katallogut të krijuar me 26 programe të akredituara (22 për mësimdhënës dhe 4 për bashkëpunëtorë profesional), secili të zgjedhë në mënyrë të pavarur se cili lloj i kompetencave personale do ti ngritë. Sa për informim, vetëm në periudhën nga tetori deri në dhjetor të vitit 2022, mbi 14 mijë mësimdhënës dhe 800 bashkëpunëtorë profesionistë kanë marë pjesë ,në rreth 600 trajnime. Ndërsa në periudhën nga qershori deri në fund të këtij muaji në trajnime marrin pjesë 17200 mësimdhënës dhe 1100 bashkëpunëtorë profesional.

Një lehtësim i madh për mësimdhënësit do të jetë futja e ditarit të ri elektronik, i cili duhet të tejkalojë sfidat që ata i kanë  potencuar  deri tani. Zgjidhja softuerike tashmë është përgatitur, me mbështetjen e fondeve IPA të BE-së dhe është në fazën e testimit, pas së cilës do të pilotohet në numër të caktuar shkollave  deri në implementimin përfundimtar në të gjitha shkollat ​​e vendit.

 

MASH do të vazhdojë të zbatojë Konceptin e Arsimit Fillor  përkundër përpjekjeve të palëve të caktuara politike për të minuar procesin e reformimit. Dy faza tashmë janë realizuar me sukses, vijon e treta, e cila i përfshin klasën e tretë dhe të gjashtë dhe vitin e ardhshëm pjesa tjetër, klasat më të larta - e shtata, e teta dhe e nënta.

 

MASH bën analizë të suksesit të ndryshimeve në çdo fazë dhe sigurisht që egziston  hapësirë

për ngritjen e procesit në përgjithësi  dhe subjektet politike sidhe të gjitha subjektet e tjera kanë mundësinë për të dhënë sugjerimin e tyre konstruktiv, edhe pse shumë prej kritikëve aktualë në detyrë për gjithçka që po bëhet në arsim, patën mundësi në periudhën e kaluar të përmirësojnë arsimin.

 

Arsimi cilësor nuk arrihet brenda natës,është proces në të cilin inkorporohen të gjithë faktorët dashamirës me kontributin e tyre.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar