Në bazë të nenit 16 paragrafit 1 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/08, 99/09, 83/10, 36/11, 135/11, 46/ 12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18), drejtori i Shërbimit Pedagogjik: Shpall :
Thirrje publike
për recensentët e dorëshkrimeve të teksteve shkollore
1. Porositësi : Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, Rruga Shën Kirili dhe Metodi, nr. 54-Shkup.
2. Shpallet Thirrje Publike për recensentët e dorëshkrimeve për tekstet shkollore në lëndët :
- Histori dhe shoqëri për klasën e V në arsimin fillor nëntëvjeçar
- Gjuhë dhe letërsi maqedonase për vitin e III të arsimit të mesëm profesional katërvjeçar
3. Recesentët të cilët kanë aplikuar duhet ti plotësojnë këto kushte:
- të jenë mësimdhënës nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore për të cilin është dedikuar teksti shkollor dhe së paku 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie dhe
- të jenë mësimdhënës të shkollës fillore ,përkatës për lëndën për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe së paku me 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie
Kandidatët e interesuar në aplikim duhet të dorëzojnë:
-vërtetim ose diplomë për arsimin e përfunduar përkatës, origjinal ose i autorizuar me vulë të noterit (kandidatët që kanë kryer arsimin jashtë vendit janë të detyruar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut),
- deklaratë se i plotësojnë kushtet sipas nenit 11 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.
- çertifikatë për përvojë pune të lëshuar nga APRMV.
4. Recesentët të cilët kanë aplikuar të cilët i plotësosojnë kushtet nga pika 3, mundë të dorëzojnë edhe :
Për kandidatët e arsimit fillor dhe të mesëm
· dëshmi për titullin e fituar mësimdhënës -mentor,
· shpërblime të fituara si mentor i nxënësit në garat shtetërore të organizuara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve në shkollat fillore dhe garat ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë së paku 10 shtete,
suksesi mesatar së paku 8 prej gjyqtarëve të ciklit të parë
· diploma/certifikata për avancimin profesional të mësimdhënësve
· përmes programeve të akredituara për trajnim, projekteve të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Për kandidatët e arsimit të lartë
· Autor ose pjesëmarrës në përgatitjen e tekstit shkollor ose kapitullit
· Autor ose bashkautor i punimeve shkencore të publikuara në revista ndërkombëtare
· Pjesëmarrje në simpozium duke prezentuar punim shkencor
· Angazhimi si konsulent në veprimtarin e aplikimit
5. Çertifikatat/verifikimet\1, si dhe dokumentet nga pika 4 nuk janë kusht për pranimin e aplikimit, por recesentët do të vlerësohen si shtesë në përputhje me kriteret e pikëzimit për recensentët të cilët kanë aplikuar që i plotësojnë kushtet nga pika 4 paragrafi 1. dhe kriteret e pikëzimit për recensentët të cilët kanë aplikuar që i plotësojnë kushtet nga pika 4 paragrafi 2, gjatë renditjes së tyre në listën e recensuesve të përzgjedhur.
Aplikimi mund të shkarkohet nga linku në vijim ose mund të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimin Pedagogjik ,rr. Kiril dhe Metodi nr. 54, Shkup.
Aplikimi i plotësuar në mënyrë të rregullt së bashku me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimit Pedagogjik, ,rr. Kiril dhe Metodi nr. 54, Shkup.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 04.09.2023
Aplikimet e pakompletuara dhe të cilat nuk janë të dorëzuara me kohë, nuk do të merren parasysh.