THIRRJE PUBLIKE
Për zgjedhjen e një eksperti për të marrë pjesë në komisionin e prokurimit publik të pajisjeve për etablimin e cloud privat për menaxhimin e centralizuar të Sigurisë Kibernetike
Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të zgjedhë dhe të punësojë një ekspert për të përgatitur kushtet dhe kërkesat për shërbimin e mëposhtëm:
Pajisjet për krijimin e cloud privat për menaxhimin e centralizuar të sigurisë kibernetike
Eksperti pritet të:
- Përgatisë specifikim teknik për prokurimin publik në fjalë;
- Merr pjesë në hartimin e kërkesës për prokurim publik;
- Përcaktojë kushtet në specifikimin teknik dhe kërkesën për prokurim publik në mënyrë që do të respektojë më për së afërmi dhe në tërësi parimet e Ligjit për Prokurimin Publik, përkatësisht konkurencën, trajtimin e barabartë, mosdiskriminimin, transparencën, si dhe përdorim racional dhe efikas i fondeve në procedurën e prokurimit publik;
- U përgjigjet pyetjeve nga fusha për të cilën do të zgjedhet, të bëra nga operatorët ekonomikë në komisionin e prokurimit publik përmes SUGB (sistemi unik për furnizime publike);
- Merr pjesë në vlerësimin e ofertave të paraqitura nga ofertuesit në lidhje me kushtet dhe kërkesat nga specifikimet teknike ose nga dokumentacioni përshkrues dhe ofertat financiare në lidhje me çmimin dhe kushtet e përcaktuara në dokumentacionin e tenderit;
- Përgatit një raport për procedurën e kryer;
Kushtet e aplikimit
- Të ketë të paktën arsim të lartë në fushën e shkencave informatike/shkencave elektro-teknike
- Të ketë minimumi 10 vite përvojë pune të vazhdueshme me teknologjitë informatike dhe projekte në seksionin e teknologjisë së informacionit
- Të ketë punuar në të paktën 3 projekte në të cilat janë zhvilluar / janë duke u zhvilluar produkte apo sisteme digjitale dhe të ketë marrë pjesë në të paktën një projekt për zhvillimin e shërbimeve të menaxhimit të sigurisë kibernetike
- Njohuri të teknologjive të reja dhe në zhvillim që lidhen me sigurinë kibernetike
Kompensimi për punën
20.000 MKD
Mënyra e aplikimit
Me dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar në arkivin e ministrisë.
Afati i aplikimit
Aplikimi për thirrjen publike zgjat deri më datë 16.08.2023 deri në orën 16:00.
Dokumentet e nevojshme
1. Diplomë e arsimit të lartë nga fusha e kërkuar – fotokopje
2. Lista e punësimeve të kaluara nga Agjencioni për punësim ose M1
3. Lista e projekteve dhe deklarata e dëshmisë së aftësisë.
4. Jetëshkrim i shkurtër (CV).