Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e bursave për studentë shtetas të huaj të cilët janë në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2023/2024

Konkurs për ndarjen e bursave për studentë shtetas të huaj të cilët janë në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2023/2024

 

 

Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve  të Administratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe  51/11 dhe Gazetës Zyrtare të  Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/19 dhe  110/19), neni 51 të Ligjit për standard të studentëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16, 64/18, 20/19 dhe “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 124/19, 248/20 dhe  302/20), Vendimi për ndarjen e bursave për shtetasit e huaj në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. _________ të datës  ___________ (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ nr. __________, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

Konkurs për ndarjen e bursave për studentë shtetas të huaj të cilët janë  në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2023/2024

 

1. Ndahen 50 bursa për studentë shtetas të huaj të cilët janë në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë me origjinë maqedonase dhe jetojnë në Shqipëri, Bullgari, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Kosovë, Turqi, Rumani, Mal të Zi dhe Greqi) në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. __________ të datës ________ (“ Gazeta Zyrtare e  RMV” nr. _______ të datës ___________”).

2. Bursa ndahet për studime deridiplomike të ciklit të parë siç janë paraparë me statutin e institucionit të lartë arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut ( Universiteti “ Shën Kirili dhe Metodi” Shkup, Universiteti “Shën Kliment Ohridski” Manastir, Universiteti “ Goce Dellçev” Shtip, Universiteti “ Nënë Tereza” Shkup dhe Universitetit për Shkenca Informatike dhe Teknologjike “ Shën Apostol Pavle” - Ohër). 

3.Shfrytëzuesit të bursës i mbulohen plotësisht shpenzimet e studimit: regjistrimi, akomodimi dhe ushqimi falas në konvikt për studentë , bursë mujore, sigurimi shëndetësor, shpenzimet për lëshimin dhe vazhdimin e leje qëndrimit të përkohshëm për qëllime studimi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës përcakton se në cilin konvikt për studentë do të vendoset kandidati i cili ka fituar të drejtën e bursës.

4. Për informacione më të hollësishme për kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim kandidatët mund të drejtohen në  përfaqësitë diplomatike konsullore  të Republikës së Maqedonisë së Veriut të shteteve të lartë përmendura. Fletë aplikimet dhe dokumentacioni i nevojshëm dorëzohen në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendet ku kandidati jeton më së voni deri më 15 shtator 2022.

 

Fletëaplikimet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.

 

5. Kandidatët e interesuar Fletëaplikimit duhet tia  bashkangjesin dokumentacionin   në vazhdim:

 

CV( biografi e shkurtër) dhe letër motivuese me arsyetim përse kandidati dëshiron të arsimohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në cilin fakultet dëshiron të studiojë dhe dy alternativa të tjera për zgjedhjen e një fakulteti tjetër;

Certifikatë nga libri amë i të lindurve me përkatësin etnike të shënuar si Maqedonas/ Maqedonase . Nëse, për arsye të ndryshme në certifikatë nuk shënon përkatësia etnike , atëherë kandidati është e nevojshme të dorëzojë dokumentë tjetër me të cilin e dëshmon përkatësinë e tij etnike;

Kopje të dëftesave për përfundimin e arsimimit të mesëm në kohëzgjatje prej katër viteve   me përkthim dhe sqarim - notat përkatëse me sistemin tonë ( d.m.th. shkëlqyeshëm, shumë mirë, mirë, mjaftueshëm). RIKUJTOJMË: kërkohet kopje me qëllim që të mos pengohet aplikimi i kandidatëve në fakultete, vende rezidente ose vende  tjera.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e rezervon të drejtën e përzgjedhjes së fakultetit nga alternativat e shënuara  nga ana e kandidatëve në fletë aplikimet e tyre. Njëkohësisht duhet të merret parasysh se kandidatëve nuk u mundësohet e drejta e përzgjedhjes së konviktit për studentë për akomodim dhe se kjo është e drejtë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu, kandidatët fitues të bursës është e nevojshme që personalisht të dorëzojnë dokumentacionin për vazhdimin e të drejtës për shfrytëzimin e bursës në MASH.

Shpenzimet për nostrifikimin e diplomave i bartë vetë studenti. Është e nevojshme që Kërkesa për nostrifikimin  e dokumenteve të dorëzohet në afat prej pesë ditëve pas shpalljes së listës përfundimtare të fituesve të bursës deri te Njësia për nostrifikim në MASH me qëllim që në kohë të përfundohet procedura dhe të mundësohet ndjekje e rregullt e mësimit

Të gjitha  informacionet më të hollësishme për procedurën e nostrifikimit gjenden në ueb faqen e MASH-it në www.mon.gov.mk: dokumente - nostrifikim.

6.  Kandidatët të cilët do të jenë fitues të bursës, të drejtën e bursës do ta shfrytëzojë sipas marrëveshjes së lidhur me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e  ndërsjella ndërmjet  dhënësit dhe shfrytëzuesit të bursës.

7. Kandidatët e përzgjedhur fitues të bursës do të njoftohen nga përfaqësitë diplomatike-konsullare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vendin  ku jeton kandidati. 

8. Për informacione më të hollësishme për fakultetet dhe programet studimore Ju rekomandojmë ueb faqet:www.ukim.edu.mk, www.uklo.edu.mk, www.ugd.edu.mk, www.uist.edu.mk,www.unite.edu.mk, www.unt.edu.mk dhe www.mon.gov.mk.

 

Kandidatët e përzgjedhur të cilët në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk do të arrijnë në afat prej dhjetë ditëve pas shpalljes së listës përfundimtare të fituesve të bursës, atëherë  do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar