Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / K O N K U R S PËR NDARJEN E PESË BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2023/2024

K O N K U R S PËR NDARJEN E PESË BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2023/2024

 

Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Adiminstratës  Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11) nenit 52 të Ligjit për Veprimtarinë Shkencore-Hulumtuese (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë  nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/3, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe  53/16) dhe nenit 4 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit, krijimit dhe avansimit të kuadrit shkencoro - hulumtues (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13, 98/13, 70/14, 88/14, 74/15, 140/15 dhe  178/15 )dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 166/21),Ministria  e  Arsimit dhe Shkencës shpall:

 

K O N K U R S

PËR NDARJEN  E PESË BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2023/2024

            Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2023/2024 do të ndajë pesë bursa për studime akademike të ciklit të dytë jashtë vendit për studentët të cilët janë pranuar në studimet akademike në ciklin e dytë, në njërin nga dhjetë Universitetet e ranguara nga të gjitha sferat përkatësishtë në njërin nga njëqind Universitetet të ranguara për studime  nga sfera e shkencave teknike, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare, ekonomisë dhe financave, fizikës, biologjisë, kimisë dhe gjenetikës, sipas listës së fundit të publikuar nga ana e  Qendrës për Universitete të klasës botërore nga Universiteti i Shangait Xhio Tong.

 

I.   KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

Të drejtë për bursë  kanë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:

1.     Të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë në kohëzgjatje prej tre, përkatësisht katër viteve dhe sukses mesatar të arritur më së paku 8,50 ose të ketë diplomë të  nostrifikuar për studimet akademike të ciklit të parë të fituar jashtë vendit me sukses mesatar ekuivalent më së paku 8,50;

2.     Të jetë i pranuar në studimet akademike të ciklit të dytë* për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2023/2024 në njërin nga dhjetë Universitetet e ranguara përkatësishtë në njërin nga njëqind Universitetet të ranguara nga të  sfera e shkencave teknike, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare, ekonomisë dhe financave, fizikës, biologjisë, kimisë dhe gjenetikës, konform listës së fundit të publikuar nga nga Qendra për Universitete të klasës botërore nga Universiteti i Shangait Xhio Tong

3.     Të posedojë dëshmi për njohjen aktive të gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi;

4.     Të mos jetë shfrytëzues i  ndonjë burse tjetër;

5.     Të jetë nënshtetas  i Republikës së Maqedonisë:

* Numri i përgjithshëm i kredive të fituara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve universitare duhet të jetë së paku 300 kredi EKTS.

 

 Në rast të  numrit të njejtë të pikëve, përparësi në ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë jashtë vendit do të kenë kandidatët të cilët janë përckatuar vetëm për bursë për mjetet e regjistrimit.

 

 

 

 

 

II.  DOKUMENTET E NEVOJSHME

●    Fletëparaqitja ;

●   Diploma për studimet e përfunduara akademike të ciklit të parë dhe Certifikatë për suksesin  e  arritur (të vërtetuar në  noter) ose diplomë të nostrifikuar për studimet akademike të ciklit të parë të fituara jashtë vendit ;

           ●    Vërtetim nga institucioni i lartë arsimor se kandidati është i pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të dytë në vitin akademik 2023/2024, se kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet;

●  Çertifikat-vërtetim për njohje aktive të gjuhëve (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalent të tyre për fushën përkatëse të gjuhës) përveç kandidatëve të cilët arsimimin e mesëm, përkatësisht arsimimin e  lartë e kanë mbaruar  në gjuhën të cilën  realizohet mësimi;

          ●     Deklaratë të nënshkruar nga  vetë  kandidati se  nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër  për studime akademike të ciklit të dytë (të vërtetuar në noter).

          ●    Dy rekomandime nga profesor universitar,  të institucionit/ve ku kandidati ka mbaruar studimet deridiplomike  të ciklit të parë dhe rekomandim nga punëdhënësi (nëse është në marrëdhënie pune);

        ●    Letër motivacioni;

         ●    Kambial në formë të aktit noterial si mjet për sigurimin e kthimit të mjeteve të paguara;

        ●   Certifikatëne Nënshtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dokumentet të cilët  lëshohen nga institucionet përkatësishtë nga  vendet  tjera duhet  të jenë të përkthyera në gjuhë maqedonase nga përkthyes të autorizuar gjyqësor.


Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike nga cikli i dytë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.

 

III. VLERA E BURSËS

       

Shfrytëzuesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim në vlerë më së shumti 40.000 dollar amerikan në vit, të paguara në valutë përkatëse , sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të Maqedonisë në ditën e shpalljes së këtij konkursi, një biletë aeroplani në fillim të studimeve, një biletë aeroplani pas mbarimit të studimeve ose një biletë kthyese aeroplani, ndërsa bursa mujore paguhet në pajtim me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së përllogaritjes së shpenzimeve për bursën mujore të studentëve të cilët studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2023/2024 ( në bazë të Listës së indeksit të çmimeve për shitje me pakicë për shpenzimet jetësore, e cila është shpallur nga organet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ).

Çdo vlerë mbi vlerën e lartpërmendur për regjistrim është barë e studentit.

 

IV. OBLIGIMET E KANDIDATIT TË ZGJEDHUR

1. Kandidati i përzgjedhur me kontratë merr përsipër që nëse ai / ajo merr bursë, për çdo vit të studimeve jashtë shtetit do të punojë për dy vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati është i detyruar të jetë i disponueshëm për punësim në organet e administratës shtetërore për gjashtë muaj, si dhe në institucionet shtetërore të arsimit të lartë dhe shkencore, ku pozita e tij e punës do të jetë e përshtatme për llojin dhe  nivelin e kualifikimeve të tij / saj arsimore. Nëse gjatë periudhës prej gjashtë muajsh kandidatit nuk u ofrohet punësim adekuat në organet e administratës shtetërore, në institucionet e larta arsimore dhe shkencore, ai mund të kërkojë punësim në sektorin privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

2. Kandidati do të lirohet nga detyrimi për t`u kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve, nëse brenda tre muajve të diplomimit punësohet në një kompani Fortune to 500 lista jashtë vendit. Në raste të tilla ata mund të qëndrojnë jashtë vendit për një periudhë maksimale prej tre vjetësh për të fituar përvojë ndërkombëtare të korporative, pas së cilës ata janë të detyruar të kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të përmbushin obligimet e përcaktuara, obligimin nr. 1. 

3. Në rast se kandidati vendos për përfundimin e studimeve, të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë dhe nuk përmbush obligimin nr. 1, është e nevojshme të kthehen të gjitha mjetet  e paguara të ndara për bursë në vlerë  dhjetë herë më shumë se vlera e bursës,  më së voni në afatë prej një viti pas përfundimit të studimeve.

V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT


Afati për aplikimin  e kandidatëve për bursa akademike për studime të ciklit të dytë jashtë vendit është më së voni deri më 
31.8.2023.


Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën ose në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr.” Shën Kirili dhe Metodi "nr. 54, 1000 Shkup (me shenimë- bursa për studime akademike të ciklit të dytë jashtë vendit)
ose në mënyrë elektronikenë: https://e-uslugi.mon.gov.mk.

Dokumentet jo të plota dhe dokumentet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Informacione  mbi kushtet dhe kriteret për ndarjen e bursave mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje


10/24/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar