Në bazë të Ligjit për subvencionimin e racionit për studentë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 31/2020 dhe 150/2021 251/22 91/23) dhe rregullorën për formën dhe përmbajtjen e deklaratës për saktësinë e të dhënave të shënuara dhe për formën dhe përmbajtjen e formularit të aplikimit për fitmin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 299/20 dhe 164/21 ), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
THIRRJE PUBLIKE
Për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë për vitin akademik 2023/2024
Ftohen të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet në vijim që të aplikojnë në Thirrjen Publike për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë.
1. Të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
2. Të cilët janë studentë të rregullt në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private:
3. Të cilët nuk janë në marrëdhënie të rregullt pune;
4. Të cilët nuk janë të regjistruar si bujq individual dhe
5. Të cilët nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në Republikë për vitin aktual.
I. Mënyra e aplikimit
Kandidatët duhet të paraqiten në formën elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe të nënshkruara t`i bashkangjesin në fletëparaqitjen elektronike në https://e-uslugi.mon.gov.mk/ përmes së cilës aplikojnë për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë.
Çdo kandidat mund të kontrolloj fletëparaqitjen e parashtruar, në aplikacionin elektronik në menynë” Aplikacionet e mia”
Për ndihmë gjatë aplikimit, shikoni videon në vazhdm: VIDEO (mënyra e aplikimit)
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, zyrtarisht i siguron dëshmitë nga institucionet kompetente ( MPB, APRM, DAP dhe shërbimet për studentë në fakultete), që kanë të bëjnë me kushtet për aplikimin për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë për çdo kandidat veçmas.
II. Afati për aplikim
Afati i aplikimit për studentët aktual është nga data 1 deri më 10 gusht 2023. Për kandidatët të cilët do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin veror, afati i aplikimit është nga data 27 shtator deri më 2 tetor 2023.
Pas përfundimit të afatit për aplikim , Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të njoftojë secilin kandidat për statusin e aplikimit elektronik.
Gjithashtu, afati i aplikimit të studentëve të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë me Thirrjen Publike për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë të publikuar nga Ministria do të jetë nga data 1 deri më 5 të muajit për çdo muaj të vitit akademik 2023/2024, me përjashtim të aplikimit në muajin shtator 2023.
III. Informata tjera
Subvencionimi i racionit për studentë është mbështetje financiare në vlerë prej 140 denarë, të cilën studenti e merr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për blerjen e ushqimit të përgatitur.
Përdoruesit kanë të drejtë të përdorin shërbimin nga e hëna deri të shtunën.Nëse përdoruesi i subvencionimit të racionit për student në periudhën e shënuar nuk e shfrytëzon të drejtën e subvencionimit të racionit për student, shuma e subvencionimit të racionit për student nuk i bartet në Ditën e ardhëshme. Të drejtën për subvencionimin e racionit për student Përdoruesi nuk mundë të realizojë prej 1 korrik deri më 1 tetor në vitin në të cilin e ka fituar të drejtën për subvencionimin e racionit për student, si dhe gjatë festave shtetërore dhe ditë jo pune.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje me Shparkase banka SHA Shkup për realizimin e pagesave për subvencionimin e racionit për student. Prandaj, të gjithë studentët të cilët do të fitojnë të drejtën për subvencionimin e racionit për student do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje me Shparkase Bank për të hapur llogari të veçantë, të lidhur me kartelë pagesore të dedikuar për subvencionimin e racionit për student, pavarësisht nëse kanë qenë më parë klientë të Bankës Shparkase. Për hapjen e llogarisë dhe lëshimin e kartelës pagesore studenti nuk do të bëjë shpenzime.
Studenti do të mund t`i shpenzojë mjetet e dedikuara për subvencionimin e racionit për student tek ofruesit e subvencionimit të racionit për student, të cilët janë persona juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime, vetëm përmes kartelës së Shparkase banka SHA Shkup.
Nëqoftëse studenti nuk e tërheqë kartelën me kohë ose nuk e tërheqë fare kartelën, nuk do të mund t`i shfrytëzojë mjetet në asnjë mënyrë tjetër. Afati dhe mënyra e tërheqjes së kartelës do të publikohet në mënyr plotësuese nga Ministria dhe Banka Shparkasse.
Gjithashtu, nga data 1 deri - 5 të muajit për çdo muaj të vitit akademik 2023/2024 do të jetë afati i fundit për regjistrimin e studentëve të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën për subvencionimin e racionit për student pas Thirrjes Publike për realizimin e të drejtës për subvencionimin e reacionit për student ose të cilëve iu është ndërprerë e drejta për shkak të mosplotësimit të ndonjërit prej kritereve, atëherë kur të plotësojnë sërish kriteret e shënuara në këtë thirrje.
Ministria e largon personin nga evidenca e shfrytëzuesve për subvencionimin e racionit për student kur vërteton se nuk i plotëson kushtet për shfrytëzimin e subvencionimin e racionit për studentë.
Për të gjithë pyetjet në lidhje me aplikimin e shfrytëzuesve për subvencionimin e racionit për studentë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi mbështetje përmes Sektorit për standardin e e nxënësve dhe studentëve edhe atë në kontaktin në vijim: subvinciran.obrok@mon.gov.mk ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë të ndërtesës së Ministrisë.