Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11) dhe Strategjia Kombëtare për Romët 2022-2030, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpall
THIRRJE PUBLIKE
për angazhimin e përkohshëm të një personi për koordinimin e aktiviteteve për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme rom në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024
Sipas Strategjisë Kombëtare për Rom për vitin 2022-2030 të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndanë 920 (nëntëqind e njëzet) bursa për nxënës rom në katër kategori për nxënësit e shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për nevojat e këtij aktiviteti, Ministria do të angazhojë një person për koordinimin e aktiviteteve për ndarjen dhe implementimin e bursave për nxënësit rom të shkollave të mesme . Përmes kësaj politike publike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të sigurojë mbështetje shtesë për nxënësit rom të cilët mësojnë në shkollat e mesme, duke siguruar rritjen e numrit të nxënësve rom të regjistruar në arsimin e mesëm, rritja e kalueshmërisë në shkollat e mesme rome nga viti në vit, rritja e suksesit mesatar të nxënësve dhe përvetësimi më i lehtë i materialit shkollor, rritja e rregullsisë së nxënësve, uljen e mungesës në shkolla, përmirësimi i komunikimit të relacionit shkollë-prind-fëmijë, rritjen e socializimit dhe pjesëmarrjes në aktivitetet jashtë mësimore, rritjen e numrit të nxënësve rom në arsimin e mesëm.
I. KUSHTET DHE KRITERET PËR ZGJEDHJEN E KORDINATORIT
1. Kushtet për zgjedhjen e personit për koordinimin e aktiviteteve për ndarjen e bursave për nxënësit rom të shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Të drejtë aplikimi për Thirrjen Publike për koordinator e kanë personat që plotësojnë kushtet e konkursit në vijim
a) të jenë nën shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut; dhe
c) të jenë pjesëtarë të bashkësisë etnike rome.
1. Kriteret për zgjedhjen e koordinatorit
Kandidatët që do të aplikojnë për Thirrjen Publike duhet të plotësojnë këto kritere:
a) të kenë të mbaruar arsimin e lartë;
b) të posedojnë aftësi për punë në ekip dhe punë nën presion;
c) të jenë në gjendje të punojnë me orar fleksibël të punës;
ç) përparësi kanë personat që kanë përvojë në koordinimin dhe menaxhimin e programeve dhe/ose projekteve për arsimimin e të rinjve rom dhe njohjen e gjuhës rome.
1. Vendi dhe afati i dorëzimit të dokumenteve
Kandidatët që aplikojnë në Thirrjen Publike duhet të dorëzojnë këto dokumente në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, rr. Shën . Kirili dhe Metodi nr. 54, 1000 Shkup deri më datë 10.08.2023 :
1. Biografi e shkurtër (CV);
2. Letër motivuese (kandidatët duhet të shpjegojnë arsyet/motivet e tyre në maksimum dy faqe për aplikim si koordinator);
3. Kopje e diplomës për nivelin më të lartë të arsimit të kryer;
4. Kopje e nënshtetësisë;
5. Dy rekomandime nga organizatat joqeveritare rome për dësminë e përvojës së punës me bashkësinë rome me numra kontakti të caktuar të personave që kanë dhënë rekomandimin;
6. Dokumentacion tjetër që kandidati konsideron se e mbështet aplikimin, dhe është në funksionin e kritereve të nevojshme.
Dokumentacioni i pakompletuar i dorëzuar pas afatit të përfunduar nuk do të shqyrtohet dhe nuk do të hyjë në konkurrencë me të tjerët që aplikuan për thirrjen publike.