Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Vendim krejtësisht i drejtë për marrjen e kompetencave të kryetarit të Komunës së Tetovës për gjimnazin "Kiril Pejçinoviq"

MASH: Vendim krejtësisht i drejtë për marrjen e kompetencave të kryetarit të Komunës së Tetovës për gjimnazin "Kiril Pejçinoviq"

 

MASH: Vendim krejtësisht i drejtë për marrjen  e kompetencave  të kryetarit të Komunës së Tetovës për gjimnazin

 

Sot edhe një herë është konfirmuar korrektësia e vendimit për marrjen  e kompetencave të kryetarit të Komunës së Tetovës për shkollën e mesme komunale “Kiril Pejcinoviq”. Kjo shkollë nga sot është pa energji elektrike, pikërisht nga pakujdesia e personit të parë të vetëqeverisjes lokale.


Fatmirësisht situata paraqitet gjatë pushimeve verore dhe nuk do të sjellë pasoja në procesin edukativo-arsimor të nxënësve. Mirëpo, kjo nuk përjashton përgjegjësinë e kryetarit të komunës dhe vërtetohet se arsimi nuk është fusha prioritare e veprimit të tij, prandaj as interesat e të rinjve nuk janë në fokusin e tij. 


Përkujtojmë, se inspektorati shtetëror arsimor ka kryer inspektim  të jashtëzakonshëm në shkollën e cekur dhe në procesverbal ka konstatuar se për shkak të mos shpërndarjes së mjeteve nga bllok-dotacioni nga Komuna e Tetovës,mjete ato të dedikuara për këtë shkollë, funksionimi i shkollës është bërë i vështirë  . Shkolla Komunës së Tetovës i ka dërguar propozim për planin financiar për vitin 2023, por nuk është miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës deri në ditën e inspektimit.  Si rezultat i kësaj, shkolla në pamundësi për të paguar faturat e dorëzuara nga operatorët dhe kompanitë me të cilat shkolla ka lidhur kontratë, është krijuar borxhi prej 6,6 milionë denarë.


Në bazë të këtyre fakteve dhe në pajtim me nenin 108-b të Ligjit për Arsimin e Mesëm, ministri ia merr kompetencat kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasamit për funksionimin e shkollës së mesme në kohëzgjatje prej 12 muajsh. 



 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar