Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në konviktet shtetërore për studentë dhe konviktet private për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2023/2024

Konkurs për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në konviktet shtetërore për studentë dhe konviktet private për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2023/2024

 

Konkurs për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në konviktet shtetërore për studentë dhe konviktet private për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2023/2024

 

Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Amdinistratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 58/00, 44/02, 82/08,167/10 dhe  51/11 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut  nr. 96/19 dhe  110/19 neni 24 të Ligjit për Standardin e Studentit (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/2013, 120/2013, 41/2014, 146/2015, 30/2016, 178/2016, 64/2018, 20/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ nr. 124/19, 248/20 и 302/20), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

Konkurs për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në konviktet shtetërore për studentë dhe konviktet private për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2023/2024 

I.1. Në vitin studimor 2023/2024  në konviktet shtetërore dhe konviktet private për akomodim në Republikën e Maqedonisë së Veriut  në konviktet private për studentë do të pranohen studentët e  rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e parë në Institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe atë në:

 

 

Numri rendor

KONVIKTI STUDENTOR

VENDI

Numri i shtretërve për sudentët e vitit të I

Numri i shtretërve për studentët e vitit të II, III, IV, V dhe VI dhe apsolventëve

NUMRI I PËRGJITHSHËM I SHTRETËRVE

1

KSHS “SHKUP”

Shkup

 

 

 

 

GOCE DELLÇEV

 Shkup

235

941

1176

 

STIV NAUMOV -ndërtesa e tretë

 Shkup

74

295

369

 

STIV NAUMOV barakat e reja

 Shkup

27

111

138

2

KSHS PELLAGONIJA

Shkup

200

797

997

3

KSHS TOME STEFANOVSKI SENIQ

Shkup

74

296

370

4

KSHS KOÇO RACIN 

Manastir

77

308

385

5

KSHS NIKOLLA KAREV

Ohër

48

194

242

6

KSHS „ОRDE ÇOPELLA”

Prilep

266

67

333

7

KSHS BRAQA MILLADINOVCI

Shtip

46

190

236

8

KPS HILJADNIKOV

Shtip

12

48

60

9

KPS LOGOS

Shtip

10

42

52

10

KPS  UIJE

Теtovë

24

96

120

11

KSHS Tetovë

Тetovë

60

240

300

 

GJITHSEJ:

 

1153

3625

4778

*Studentët të cilët aplikojnë për akomodim në KSHS Tetovë do të pranohen me kusht në konvikt nëqoftëse  i njejti sigruon kushte për punë deri më 01.10.2023

 

I.2. Shpërndarja e numrit të përgjithshëm të vendeve në kovikte bëhet në mënyrën si vijon:

а) grupi i parë - 40% nga numri i përgjithshëm i vendeve në konvikte janëpër studentët të cilët të ardhurat  e përgjithshme në familje i kanë deri në neto pagën minimale të caktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe atë për studentët:

 

 - fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore,

- fëmijë me nevoja të veçanta

- fëmijë të shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe ndihmës së vazhdueshme në të holla,

- fëmijë të prindërve vetëushqyes;,

- fëmijë të prindërve të papunësuar  dhe

-fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënies së punës për shkaqe afariste.

b) Në grupin e parë bëjnë pjesë edhe studentë për të cilët të ardhurat  e përgjithshme në familje janë  mbi neto pagën  minimale të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe atë për student:
- fëmijë pa prindër dhe përkujdesje prindërore

- fëmijë me nevoja të veçanta,

- fëmijë të prindërve vetëushqyes

- fëmijë të prindërve të papunësuar  dhe

-fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënie së punës për shkaqe afariste.

c) Grupi i dytë – 25% nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion  janë për studentët të cilët kanë arritur sukses të lartë në mësim.

 ç) Grupi i tretë – 35% nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion  janë për studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë   në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nuk bëjnë pjesë  në grupet e pikave  a), b) dhe c) të kësaj pike.

I.3. Nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion  në konvikte, 20% sigurohen për studentë, që për herë të parë do të regjistrohen në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arisimit të lartë   në  Republikën  e  Maqedonisë së Veriut.

I. KUSHTET PËR PRANIM

 

II.1. Të drejtë pranimi  kanë studentët e rregullt shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shkollohen jashtë vendit ku jetojnë, ndërsa të cilët janë të regjistruar në studime deridiplomike me kohëzgjatje:

 - më pakë se tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur vit studimor;
- tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur më shumë se një vit studimor dhe

- mbi tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur më shumë se dy vite studimore;

II.2. Të drejtë pranimi  kanë studentët e rregullt të cilët janë regjistruar në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë   në Republikën e Maqedonisë së Veriut të zgjedhur me konkurse, vendime, aktvendime, marrëveshje etj dhe atë: bursistë qeveritarë – studentë me prejardhje maqedonase, studentë të huaj  të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë  në Republikën e Maqedonisë së Veriut , studentë në përputhje  me programin CEEPUS, studentë sipas marrëveshjeve bilateral etj.,
II.3. Nuk kanë të drejtë regjistrimi studentët të cilët:

1. kanë prishur rendin në konvikt  me ç′rast  u është shqiptuar masë disiplinore ndalesë për shfrytëzimin e shërbimeve në konvikt , gjatë kohës së caktuar në masën e shqiptuar edukative,

2. Studentët e regjistruar për herë të dytë si absolventë,

3. Studentët të cilët nuk kanë shlyer  pagesat për akomodim  ndaj konviktit  më shumë se një muaj
4. Studentët e regjistruar në studime pasdiplomike,

 

 

II.4. Studentët tek të cilët Komisioni për pranim do të konstatojë keqpërdorim të shtratit të marrë, i njëjti do t′i merret atij dhe do t`i jepet studentit që gjendet në listën e pritjes për konviktin përkatës.

III. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Studentët të cilët aplikojnë në Konkurs duhet të  plotësojnë fletëaplikim elektronik dhe t’ia bashkangjesin dokumentacionin përkatës në internet portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk.. Studentët mund të konkurojnë për pranim vetëm për një konvikt studentor. Afati për aplikim i të gjithë studentëve zgjat deri më 15.09.2023. Nëse pas publikimit të listave përfundimtare me studentët e  pranuar në konvikte, nëse mbeten vende të paplotësuara për akomodim në ndonjë konvikt, aplikimi do të vazhdojë deri në plotësimin e të njëjtave, por më së voni deri më  30.11.2023.

 

 

 

IV. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR KONKURIM PËR AKOMODIM
IV.1. DOKUMENTET E NEVOJSHME


Studentët të cilët aplikojnë në konkursin duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike dhe e bashkëngjesin dokumentacionin e nevojshëm në internet portalin
http://e-uslugi.mon.gov.mk dhe atë: 



1. Vërtetim për rregullshmërinë gjatë studimeve;
2. Certifikatë me numrin e provimeve të parapara dhe të dhëna nga vitet e kaluara;
3. Formular të vërtetuar “UPPI”

4. Studentët e regjistruar për herë të parë në vitin e I, të bashkangjesin kopje të diplomës për arsimin e  mesëm të mbaruar dhe vërtetim për regjistrim të studimeve të rregullta (ose dokument tjetër ku do të dëshmojnë  se janë të pranuar në fakultet);

5. Deklaratë për gjendjen familjare të studentit, gjegjësisht të familjes më të ngushtë;

6. Kandidatët – studentët pa prindër dhe përkujdesje prindërore (të posedojnë vërtetim nga Qendra kompetente për kujdes social, vërtetim nga qendra ku është përkujdesur ose dokument tjetër përkatës me të cilin do të dëshmojnë se janë fëmijë pa prindër) dhe student të cilët janë të kategorizuar si persona me nevoja të veçanta (të kenë konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillim fizik dhe psikik dhe nevojave specifike të lëshuar nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësim të nevojave specifike të personave me pengesa në zhvillim fizik dhe psikik) me të cilin do të dëshmojnë statusin e tyre;

7. Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes  më të ngushtë (prindër-kujdestar, vëllezër, motra), ku kandidati pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht  të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet e caktuara me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim;
8. Deklaratë për të dhënat identike;
9. Deklaratë nga prindi – kujdestari për shlyerjen e  plotë të shpenzimeve për akomodim  dhe ushqim në konvikt;

10. Vërtetim për neto pagën  të realizuar të anëtarëve të punësuar të familjes për muajin qershor të vitit 2023 ose nëse nuk është realizuar neto paga për këtë muaj, të dorëzohet vërtetim për neto pagën  e fundit të realizuar  (për prindërit-kujdestarët, punonjës  në institucionet shtetërore dhe publike të dorëzohet vërtetim për pagë të vërtetuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit-kujdestarët punonjës  në kompanitë private të dorëzohet vërtetim për pagë si dhe deklartë të vërtetuar për pranim të pagës); për anëtarët e pensionuar të familjes të dorëzohet çek – fletëpagesë e pensionit; për prindër të shkurorëzuar të dorëzohet dëshmi për shkurorëzim ose nëqoftëse kandidati  pranon alimentacion e njëjta të dorëzohet si e  ardhur mujore , për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet Aktvendimi  ose çeku I  fundit, për invaliditet të dorëzohet  vërtetim mjekësor, ndërsa për motra,/vëllezër të kandidatit që janë nxënës/studentë vërtetime nga shkolla, gjegjësisht fakulteti ose institucion tjetër;
1
1. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në përputhje  me marrëveshjet e nënshkruara për bashkëpunim, zyrtarisht,  do të sigurojë dokumentet në vijim:
- certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, për të ardhurat e ndryshme të  realizuara për vitin e kaluar  (të ardhura nga veprimtaria e pavarur, nga veprimtaria bujqësore, nga prona dhe të drejtat pronësore, nga kapitali, fitimet kapitale, fitimet nga lojërat e fatit dhe lojërave shpërblyese, të ardhura të tjera) për të dy prindërit – përkujdesësit e kandidatit veçmas  dhe për vet kandidatin;
- vërtetim se nuk janë të punësuar  ose pranojnë /nuk pranojnë kompensim në të holla anëtarët e papunësuar  të familjes më të ngushtë nga Agjencia  e Punësimit  e  Republikës së Maqedonisë së Veriut ;

- certifikatën e  lindjes për vëllaun/motrën nën 6 vjet, si dhe certifikatë të vdekjes për prindin e vdekur nga Drejtoria për Udhëheqjen e Librave  Amë;
- certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i bashkangjitur  është:

 

-       I papkompletuar

 

 

 IV.2. MËNYRA E APLIKIMIT ELEKTRONIK


Studentët të cilët  paraqiten në konkurs të plotësojnë fletëparaqitje elektronike dhe e bashkangjesin dokumentacionin përkatës në
http://e-uslugi.mon.gov.mk.

Kandidatët – studentë pa prindër dhe përkujdesje prindërore dhe studentët të cilët janë persona me nevoja të veçanta  i dorëzojnë dokumentet sipas  numrit  rendor 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9.

Dokumentacionet e lartshënuara i bashkangjesin në formë elektronike dhe atë duke filluar nga data  17.07.2023 deri më 31.07.2023, ndërsa studentët e vitit të I dokumentacionin e bashkangjesin duke filluar nga data 01.09.2023 deri më 15.09.2023.


Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i bashkangjitur është:

 

-       I papkompletuar

V. MËNYRA DHE PROCEDURA PËR PRANIMIN E STUDENTËVE

V.1. Mënyra dhe procedura për pranim të studentëve në konvikte  dhe kapacitete të tjera për akomodim, si dhe kushtet për akomodim dhe ushqim rregullohen në pajtim me Ligjin për Standardet e Studentëve dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën për pranimin  e  studentëve në konviktet shtetërore për studentë  (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 89/13, 98/13 и 130/16). Në pajtim me rregulloren për pranimin e studentëve, suksesi nga arsimi i mesëm, suksesi gjatë studimeve, rregullshmëria gjatë studimeve dhe gjendja materiale-familjare e studentëve janë elementet bazë për rangim dhe pranim të studentëve në konviktet për studentë.

V.2. Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të II  dhe viteve të tjera më lartë do të publikohet më datë 05.09.2023  në tabelat e shpalljes në konviktet për studentë ku ka konkurruar studenti dhe në ueb faqen e Ministrisë.

Ankesat pas rezultateve dorëzohen në Konviktin studentor ku kanë aplikuar ne afat prej  10 ditëve nga dita e shpalljes së rezultateve.

 

V.3. Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të I  do të publikohet më date 30.09.2023 në tabelat e shpalljes në konviktet për studentë  ku ka konkurruar studenti dhe në ueb faqen  e Ministrisë

Ankesat pas rezultateve dorëzohen në Konviktin studentor ku kanë aplikuar ne afat prej  10 ditëve nga dita e shpalljes së rezultateve.

V.4. Nëse numri i studentëve, që i plotësojnë kushtet sipas  grupeve të  caktuara në pikën  I.2. të këtij Konkursi, është më i vogël se numri i paraparë i shtretërve, vendet e lira do të plotësohen me studentë që i plotësojnë kushtet nga grupet të tjera..

V.5. Nëse janë siguruar kushte përkatëse, vendet e  lira në konviktet për studentë  do të mund të plotësohen me nxënës, në përputhje me kushtet e Konkursit për pranimin e  nxënësve në konviktet publike për nxënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024.

 VI. AFATET PËR AKOMODIM

Studenti mund të akomodohet në konvikt  nga dita e marrëveshjes së nënshkruar me konviktin ku është  pranuar, por jo më vonë se 10 ditë nga lista e publikuar përfundimtare.

[ Friday, July 14, 2023 ] [ 1 ]

 

Konkursi


12/6/2024
KUMTESË
12/4/2024

12/2/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar