Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ju uroi diplomimin e gjeneratës së pestë të studentëve në Universitetin,,Nënë Tereza”.
“Diplomimi është një akt i rëndësishëm dhe solemn për studentin. Por të mos harrojmë kontributin e atyre që ju kanë mësuar – profesorëve dhe sigurisht prindërve apo kujdestarëve, të cilët ju udhëzuan,ju përkrahën dhe inkurajuan përmes sfidës për të studiuar"”, tha ministri Shaqiri në ceremoninë solemne në ndarjen e diplomave .
Ministri i përkujtoi maturantët se kanë bërë shumë përpjekje për të arritur në nivelin akademik në fushat e zgjedhura të studimit dhe se studentët e suksesshëm karakterizohen nga kurioziteti dhe qëndrueshmëria intelektuale, si dhe gatishmëria për shumë orë të mësimit , të reflektimi dhe kërkimit.
“Përfundimi i studimeve është vetëm fillimi i një kapitulli të ri në jetën tuaj, një kapitull me përgjegjësi më të mëdha që familjet tuaja dhe e gjithë shoqëria jonë presin nga ju. Jam i bindur se me aftësitë, njohuritë dhe përvojat që keni fituar në Universitetin “Nënë Tereza”, shumë shpejt do t`i përfshiheni tregut të punës dhe arsimimin do ta shfrytëzoni për ndryshime pozitive në mjediset ku do të veproni”, theksoi Shaqiri.
Ministri tha ,se është e rëndësishme që të rinjtë të vazhdojnë të avancohen dhe të fitojnë njohuri të reja edhe pas përfundimit të studimeve, sepse një nivel më i lartë i zhvillimit politik, demokracisë dhe drejtësisë sociale mund të arrihet vetëm me qytetarë të arsimuar që vazhdimisht shpërblehen , mendojnë në mënyrë kritike dhe e përdorin fuqinë kreative.