Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE

KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE

 

Në bazë të Protokollit për Bashkëpunim për ndarjen e bursave "Boris Trajkovski" me numrin tonë arkivor 08-6455/1 i nënshkruar në Shkup më 13.6.2023 nga ana e Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kolegjit Siti, Kampusit Evropian të Universitetit Jork, dhe në përputhje me nenin 55 paragrafin 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00 , 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/19 dhe 110/19), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

 

 

KONKURS

PËR NDARJEN E BURSAVE "BORIS TRAJKOVSKI" PËR STUDIME TË

CIKLIT TË DYTË PËR PROGRAMIN MBA EKZEKUTIV PAN-EVROPIAN TË UNIVERSITETIT JORK PËR VITIN AKADEMIK 2023/2024

 

 Tarifa për regjistrimin e 20 studentëve për studime dyvjeçare  me korrespondencë të  ciklit të II ( dytë) në kuadër të programit MBA Pan-Evropian Ekzekutiv me diplomë të dyfishtë të Universitetit Jork dhe Universitetit të Strasburgut, e cila realizohet në Selanik, Greqi, në kuadër të bursave "Boris Trajkovski" edhe  atë për  drejtimet në vijim:

  •  Menaxhment i përgjithshëm
  •  marketing
  •  financa
  •  Menaxhment në logjistikë
  • Menaxhment shëndetësor
  •  Menaxhiment i burimeve njerëzore

 

Në këtë konkurs mund të aplikojnë persona ekspertë të drejtimeve të ndryshme dhe menaxherë biznesi të punësuar në kompani  të sektorit privat dhe publik.

 

Mjetet për bursat do të ndahen si vijon:

 

Për 5 (pesë) kandidatët më të mirë sipas kritereve të shënuara në konkursin për ndarjen e bursave dhe sipas listës së radhitjes të përgatitur nga Komisioni për përzgjedhje:

 

1.         50% од школарината ќе биде покриена од Универзитетот (7.445 евра/студент),

2.         50% од школарината ќе биде покриена од Владата на Република Северна Македонија.

 

Për 15 (pesëmbëdhjetë) kandidatët e tjerë sipas kritereve të konkursin në konkursin për ndarjen e bursave dhe sipas listës së radhitjes të përgatitur nga Komisioni për përzgjedhje:

 

1. 50% të tarifës së shkollimit do të mbulohet nga Universiteti (7,445 euro/student),

2. 50% të tarifës së shkollimit do të mbulohet nga kandidati dhe do të paguhet me këste gjatë 2 viteve (7,445 euro/student).

3.         Kandidatëve të përzgjedhur do të Ju dorëzohet ofertë dhe plan për pagesë me këste, të cilat do të duhet  t`i konfirmoj kanditati , ndërsa pas  marrëveshjes  për bursë do të nënshkruhet me Kolegjin Siti , Kampusin Evropian të Universitetit Jork.

Tarifa e përgjithsme e shkollimit për programin MBA është 14,890 euro për student.

 

Programi Pan-Europian Ekzekutiv MBA është paraparë të realizohet gjatë kohës së vikndeve në Selanik, Greqi. Përfituesit e bursave duhet të udhëtojnë në Selanik më së shumti deri në një fundjavë në muaj në periudhë prej dy vjetësh dhe të marrin pjesë në vizitat studimore

 në kohëzgjatje trejavore:

 

a) një javë në Universitetin Jork, Mbretëri Bashkuar, b) në Universitetin e Strasburgut, Francë dhe c) një javë studimi në Selanik, Greqi. Të gjitha ligjëratat do të jenë në gjuhën angleze. Pas përfundimit me sukses të programit dual MBA, studentët do të marrin 2 (dy) diploma për përfundimin e studimeve të magjistraturës  në administrim afarist nga Universiteti Jork dhe Universitetit Strasburgut.

Bursat mbulojnë vetëm tarifat e shkollimit.

Mjetet e mbetura (shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe shpenzimet e tjera të jetesës) janë në barë të kandidatit.

 

 KUSHTET PËR REGJISTRIM

 

Kandidatët që do të konkurrojnë duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:

• Të ketë përfunduar studimet universitare akademike ciklit parë;

• Të ketë përvojë pune të paktën 3 vjet;

• Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (certifikatë TOEFL me rezultat 89 kur i nënshtrohet provimit online ose IELTS me rezultat 6.5 ose ekuivalentimi i tyre). Kandidatët të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm, studimet deridiplomike ose pasuniversitare në gjuhën angleze nuk janë të obliguar të bashkangjesin certifikatë të tillë. Kandidatët që nuk posedojnë një nga certifikatat e lartëpotecnuara, do të testohen nga Kolegji Siti në datën që në mënyrë shtesë do të njoftohen kandidatët.

 

Si kritere për përzgjedhje do të merren parasysh:

1. Shkalla e arsimit të fituar dhe mesatarja. Kandidatët të cilët kanë të përfunduar studimet e magjistraturës apo të diktoraturës nga cila do fushë do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes.

2. Si përparësi gjatë përzgjedhjes së kandidatëve do të konsiderohet cilësia dhe kohëzgjatja e përvojës së punës, si dhe niveli dhe koha e kaluar në pozicione menaxhuese të cilët kandidati i ka gjatë përvojës së punës.

3. Niveli i njohjes së gjuhës angleze.

 

 DOKUMENTET E NEVOJSHME

Aplikimi;

Formulari i plotësuar për aplikim;

• Përkthim gjyqësor në gjuhën angleze diplomës për studime të përfunduara akademike të ciklit të parë dhe certifikatës për provimet e kaluara me nota dhe suksesit mesatar;

• Kopje certifikatës për njohjen e gjuhës angleze, të vërtetuar në noter;

• Një rekomandim me shkrim (në zarf të mbyllur dhe të nënshkruar);

• Biografia në gjuhën angleze;

• 4 fotografi (madhësi e pasaportës). 

 

PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE

 

Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet nga ana  e Komisionit përbashkët i përbërë nga një përfaqësues të nënshkruesve të Protokollit, në përputhje me kriteret e Universitetit Jork dhe rregulloret ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Të gjitha dokumentet dorëzohen në tri (3) eksemplarë (një në formë origjinale dhe dy kopje).

Afati i fundit për aplikim: 1 shtator 2023.        

 

Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën në vijim:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 (ndërtesa Nova Makedonija, Arkivi-kati përdhes), 1000 Shkup me shënim “Bursat Boris Trajkovski”.

Personat kontaktues: anastasija.trajkovska@mon.gov.mk dhe marija.nikovska@york.citycollege.eu

 

                                                        

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar