Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri në takim me SPASH-in: dialogu konstruktiv për arsim më cilësor për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të mësimdhënësve

Shaqiri në takim me SPASH-in: dialogu konstruktiv për arsim më cilësor për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të mësimdhënësve

 

Shaqiri në takim me SPASH-in: dialogu konstruktiv për arsim më cilësor  për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të mësimdhënësve

 

Asnjë mësimdhënës nuk do të humbasë vendin e punës dhe as do të marrë pagë më të ulët, për shkak të integrimit të lëndëve në arsimin fillor, të cilën e parashehë Koncepti i ri për arsimin fillor,  për të tretin vit radhazi është bazë për ndryshime të mëdha në bazën e sistemit arsimor i cili duhet të mundësojë mësimdhënie më kreative dhe gjenerata të nxënësve të përgatitur mirë, inovativë dhe kreativë. Këtë e konfirmoi Мinistri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e sotëm me kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë, Tomislav Gievski dhe disa përfaqësues të tjerë të udhëheqsisë të lartë të kësaj organizate sindikale.

 

“Ndryshimet që bëjmë nuk kanë për qëllim të dëmtojnë askënd. Përkundrazi, janë të projektuara për të rritur cilësinë e orëve mësimore dhe unë besoj se asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë ose t`i ulet paga për shkak të bashkimit të lëndëve, për të cilat në publik vitin e kaluar u shfaqën dezinformata, me të cilat kreatorët dëshironin të krijonin shqetësim dhe pasiguri në profesionin e mësimdhënësve. Megjithatë unë vërtetojë se me mësimdhënësit jemi në të njejtën anë dhe së bashku përmes dialogut me ju dhe organizatat e tjera sindikale do të punojmë për avancimin e të drejtave të tyre”, tha Shaqiri.

 

Shaqiri shtoi se aspak nuk duhet të mendohet për uljen e pagave të ndonjërit në arsim, sepse pikërisht kjo Qeveri në disa raste ka rritur pagat e punonjësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

 

“Aktualisht, me mbështetjen e UNICEF-it dhe përmes dialogut social, punohet për një formulë të re për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm, si dhe për  metodologji të re për llogaritjen e pagave, me të cilën presim  rritje të re të të ardhurave personale të mësimdhënësve por për këtë në mënyrë shtesë do të Ju njoftojmë pasi të kemi diçka më konkrete të definuar”, theksoi ministri.

 

Nga Sindikata shprehen kënaqësi që Ministri dhe MASH tregojnë trasnparencë për bashkëpunim më të madhe dhe përkushtim për avancimin e kushteve në fushën e arsimit dhe shkencës, ndërsa veçanërisht për përmirësimin e kushteve për punë dhe në përgjithësi për avancimin e të drejtave të kuadrit mësimor. Nga sindikata theksuan se edhe më tej të vazhdojnë të japin propozimet dhe idetë e tyre për të kontribuar në krijimin e politikave arsimore nacionale më efektive.

[ Thursday, June 22, 2023 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar