Politika nuk duhet të ndërhyjë në arsim, ndërsa arsimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për krijimin e politikës korrekte. Prandaj është mirë që të ketë sa më shumë ngjarje ku do të diskutojmë për avancimin e arsimit politik tek ne, do të dëgjojmë mendime të ndryshme, do të krahasojmë përvojat e jashtme dhe në fund së bashku do të sjellim zgjidhje që do të vlerësohet si më efektive dhe lehtësisht e integruar në sistemin nacional eukativo- arsimor .
Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën e sotme për arsimin politik, të organizuar nga Fondacioni për Demokraci të Vestminster në partneritet me Qendrën Presidenciale për Arsim Politik pranë Zyrës së Presidentit të Shtetit.
Shaqiri rikujtoji se në rrjedh është reforma më e madhe e arsimit fillor që deri më tani ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë, e cila parasheh në epata të zëvendsimin e planeve mësimore programeve dhe teksteve shkollore, e cila i orjentonë të rinjtë të mësojnë më shumë për demokracinë, multikulturalizmin, t`i mësojnë ata të jenë tolerantë dhe të zgjidhin konfliktet në mënyrë paqësore, si dhe të jenë të disponueshëm në mënyr kreative dhe kritike.
Prandaj siq potencoi Ministri Shaqri, të gjithë këto janë vlera që duhet ti posedoj dhe parime nga të cilat duhet të udhhiqet çdo politikan aktual dhe i ardhshëm
“Deri më tani, ndryshime kanë ndodhur në klasën e parë dhe të katërt, ndërsa nga shtatori në klasën e tretë dhe të gjashtë. Qëndrimi im është identik si në vitin e kaluar, se duhet të ketë më shumë përmbajtje për arsimin politik në klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë, ndërsa ato janë parpaar për reformim nga viti shkollor 2024-2025. Megjithatë, atëherë dhe sa më parë mund të ndodhin këto ndryshime që kanë të bëjnë me arsimin politik”, tha Shaqiri.
Deri atëherë, siç theksoi Ministri do të grumbullohen informata dhe do të shkëmbehen mendime ndërsa me vëmendje të madhe do të shqyrtohet edhe analiza e modeleve të arsimit politik të cilën do të pregatis Fondacioni për Demokraci të Vestminster.