Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot pati takime të ndara pune me disa nga mësimdhënësit-mentorët të shkollave fillore në vend, si dhe me asistentët arsimor të angazhuar në Qendrat Burimore, me të cilët u diskutua për procesin edukativo-arsimor në vend, si dhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballen gjatë periudhës së vitit shkollor.
Ministri theksoi rëndësinë e mësimdhënëve-mentorëve dhe i falënderoj për përkushtimin dhe angazhimin maksimal në shkollat fillore. Mësimdhënësit-mentorë të pranishëm shprehën kënaqësinë e tyre nga takimi, duke theksuar se ministri Shaqiri është përfaqësuesi i parë i qeverisë që realizoi komunikim të drejtpërdrejtë me ta, me ç`rast dha propozim në shkollë me numër të madh të nxënësve dhe ku mësimdhënia zhvillohet në dy ose tre gjuhë, që të angazhohen mësimdhënës-mentorë shtesë për realizimin më efikas të detyrave të punës. Mentorët rekomanduan formimin edhe të trupit koordinues të përbërë nga mësimdhënësit e përzgjedhur për komunikim më efektiv dhe të drejtpërdrejt me MASH-in.
Në takimin me asistentët arsimorë, ministri Shaqiri u njoh personalisht me përvojat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen të punësuarit e Qendrave Burimore gjatë punës me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Asistentët përcollën pikpamjet e tyre për mënyrën e punës me këtë kategori nxënësish, për çka u siguruan se MASH i merr të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e sistemit arsimor bashkëkohor për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për gjetjen e zgjidhjejes për statusin e asistentëve arsimor të angazhuar në Qendrat Burimore.