Të nderuar nxënës, të nderuar prindër,
Në rrjedh është afati i parë i regjistrimt të nxënësve për regjistrim në vitin e parë në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2023-2024. Nxënësit mund t`i plotësojnë (aplikimet) e tyre deri në përfundim me 21.6.2023, më së voni deri në orën 15:00, pas së cilës sistemi do të mbyllet për aplikim online nga nxënësit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në lidhje me dokumentet e nevojshme për regjistrim, Ju njofton se aplikimi për regjistrim është pjesë përbërëse e aplikacionit e cila është e nevojshme të plotësohet dhe të printohet pas publikimit të listës së radhitjes. Nxënësit të cilët janë në listë në shkollë e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në afatet e përcaktuara.
Aplikacionin elektronik të plotësuar nga ana e nxënësve mund të gjenerohet me shtypjen e aplikacionit elektronik përmes sistemit për shërbime elektronike. E njejta mund të tërhiqet përmes portalit për shërbime elektronike të MASH-it, duke shtypur butonin print gri në segmentin APLIKACIONET E MIA të portalit - pas hapjes së aplikacionit elektronik të nxënësit.
Me respekt,
Ministria e Arsimit dhe Shkencës