Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Me investim në edukimin financiar, ndërtojmë të rinj të cilët me përgjegjësi sjellen në botën e parasë

Shaqiri: Me investim në edukimin financiar, ndërtojmë të rinj të cilët me përgjegjësi sjellen në botën e parasë

 

Shaqiri: Me investim në edukimin financiar, ndërtojmë të rinj të cilët me përgjegjësi sjellen në botën e parasë

 

 

Vazhdoni të fitoni njohuri të thelluara në fushën e financave, sepse vetëm kështu zhvilloni aftësi dhe qëndrime jetësore që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien tuaj si të rritur.Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri Ju bëri thirje nxënësve të cilët këtë vit treguan njohuritë më të larta në edukimin financiar në vend. Përgëzoj tre skuadrat më të mira të Garës Nacionale  të Kuizit Evropian të Parasë.Takimi u organizua nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë,  ndërsa Ministri Shaqiri i falënderoi  për kontributin e tyre në promovimin dhe zbatimin e edukimit financiar për nxënësitë.

“Njohuritë në fushën e financave janë me të vërtetë të rëndësishme për të rinjtë, në mënyrë që në të ardhmen do të mund të marrin vendimet e duhura si nga perspektiva personale poashtu edhe nga  perspektiva e biznesit, për të menaxhuar  dhe për t`i shfrytëzuar drejtë  dhe në mënyrë efikase burimet financiare. Rëndësia e të cilëve është ende më e theksuar në kushtet e progresit të shpejtë teknologjik që shkakton ndryshime tektonike në financa, duke filluar nga lufta mes kartëmonedhave fizike dhe dixhitale dhe duke përfunduar me depërtimin e pandalshëm të inteligjencës artificiale në botën e parasë, theksoi Ministri Shaqiri.

Minstri Shaqiri gjithashtu theksoi se është domethënëse çdo mundësi për të nxitur diskutimin se si do të mund të ndërtojmë  edukim financiar më të mirë, se si të integrohet sistematikisht ndërsa të rinjtë të fitojnë kompetenca bazë në këtë fushë, të cilat do të mund t`i zhvillojnë dhe përmirësojnë më tej.

“Në sistemin ekzistues arsimor janë  të përfshirë  segmente të veçanta të edukimit financiar, por gjithashtu kemi paraparë edhe shumë aktivitete të ndryshme , së bashku me institucionet rregullatore të sistemit financiar, sektorin privat dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, nëse duam edukim financiar për ta ngritur në nivel më të lartë, duke krijuar gjenerata  të gatshëm për të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e tyre financiare, tha Shaqiri

Republika e Maqedonisë së Veriut për të pestën herë radhazi është përfshirë në këtë projekt të Federatës Evropiane të Bankave, të dedikuar për edukimin financiar të nxënësve nga 13 deri në 15 vjeç.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar