Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Ndryshim i afateve të konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2023/2024

Ndryshim i afateve të konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2023/2024

 

IV. AFATET  E KONKURSIT

 

Konkurimi dhe regjistrimi i nxënësve do të realizohet me një afat të regjistrimit me dy paraqitje në muajin qershor. Konkurimi i nxënësve do të bëhet përmes aplikimit elektronik, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitje speciale për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve të Schools.mk.

Konkurimi i parë dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet më 20 qershor 2023  deri në ora 24:00, dhe më 21 qershor 2023 deri në ora 15:00. Lista preliminare e renditjes së nxënësve të regjistruar publikohet më 22 qershor 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në ueb faqen www.mon.gov.mk më së voni deri në ora 09:00.

Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datën 22 qershor nga ora 12.00 deri në orën 19.00 dhe më 23 qershor nga ora 07.00 deri në orën 19.00, sipas orarit të përgatitur nga shkolla. Renditja përfundimtare e secilës shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen më 24 qershor 2023, më së voni  deri në ora 12:00 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.

Testi kualifikues do të organizohet në shkollat ​​për arsim të mesëm më 26 qershor 2023, ndërsa renditja përfundimtare me rezultatet do të publikohet më 26 qershor 2023 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.

Paraqitja e dytë e nxënësve do të bëhet më datë 27 qershor deri në orën 24.00 dhe më 29 qershor 2023 deri në ora 10:00. Lista e renditjes së nxënësve të regjistruar do të publikohet më 29 qershor 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në ueb faqen www.mon.gov.mk.më së voni deri në ora 13:00. Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datën 29 qershor nga ora 15:00 deri në ora 19:00 dhe më 30 qershor nga ora 07:00 deri ora 19:00 sipas orarit të përgatitur nga shkolla.

Lista përfundimtare e renditjes për secilën shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira  do të publikohen më 1 korrik 2023, më së voni deri në ora  12:00 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk..

Testi kualifikues do të organizohet në shkollat ​​për arsim të mesëm më 3 korrik 2023, ndërsa renditja përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 3 korrik 2023, në tabelën e shpalljeve të shkollave dhe në www.mon.gov.mk.

Nxënësit të cilët dërgohen në riprovime, provime të vitit, provim për avancim më të shpejtë mund të regjistrohen në shkollat ku do të mbeten vende të lira pas afatit të qershorit.

Paraqitja e nxënësve do të bëhet me 21 gusht deri në orën 24:00.

Lista e renditjes së nxënësve të regjistruar do të publikohet më 22 gusht 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në ueb faqen www.mon.gov.mk më së voni deri në ora 09:00. Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 22 gusht nga ora 10.00-19.00, sipas orarit të përgatitur nga shkolla. Renditja e listës përfundimtare të secilës shkollë me rezultatet e regjistrimit do të publikohet më 23 gusht 2023, më së voni deri në ora 12:00 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.

Pas publikimit të rang listave përfundimtare me rezultatet e regjistrimit, nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollë, janë të detyruar të tërheqin të gjithë dokumentacionin e dorëzuar në shkollë në afat prej 24 orëve, ndërsa shkollat ​​janë të obliguara t`ua kthejnë të gjithë dokumentacionin nxënësve në afat prej 24 orëve.

Konkurrimi  për regjistrim në programin e maturës ndërkombëtare në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit Gjimnazi- Josip Broz Tito" - Shkup do të bëhet prej më 3 deri më 12 maj 2023.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar