Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Të gjendet përgjegjësia për lëshimin gjatë nënshtrimit të provimit të dytë ekstern të maturës shtetërore, propozojmë ndryshime organizative nga viti i ardhshëm

MASH: Të gjendet përgjegjësia për lëshimin gjatë nënshtrimit të provimit të dytë ekstern të maturës shtetërore, propozojmë ndryshime organizative nga viti i ardhshëm

 

MASH: Të gjendet përgjegjësia për lëshimin gjatë nënshtrimit të provimit të dytë ekstern të  maturës shtetërore, propozojmë ndryshime organizative nga viti i ardhshëm

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës iu drejtua Qendrës Shtetërore të Provimeve si institucion kompetent për organizimin e maturës shtetërore, për të gjetur përgjegjësinë ndërmjet pjesëmarrësve në realizimin e procesit, në raport me lëshimin e bërë gjatë nënshtrimit të provimit të dytë ekstern në gjuhën angleze.


Edhe pse testi nuk ishte i disponueshëm për nxënësit para provimit, gjegjësisht i njejti  u nda mes maturantëve përmes  aplikacionit për komunikim elektronik gjatë vetë provimit, megjithatë, ky është  lëshim që nuk duhet të kishte ndodhur në asnjë mënyrë dhe tërheqë përgjegjësinë e duhur. Pas marrjes së informacionit nga QSHP të njejtat  do të ndahet me opinionin.

Ju njoftojmë se MASH-i  ka kërkuar që nga ky vit provimet të zhvillohen në hapësira më të mëdha në shkolla, si për shembull sallat e shkollave dhe hollet ku do të vendosen  të gjithë maturantët të cilët e kanë paraqitur provimin e maturës shtetërore dhe me praninë e më shumë testuesve dhe vëzhguesve. Por, për shkak të ngjarjeve në QSHP greva e punonjësve menjëherë para datave të zbatimit të provimeve të maturës shtetërore, kjo gjë nuk ndodhi. 

Kështu që, presim që ndryshimet të realizohen  në vitin e ardhshëm shkollor, me çrast do të zvogëlojnë rreziqet e parregullsive të mundshme që do të vënë në pikëpyetje besueshmërinë e rezultateve.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


11/28/2024

11/28/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar