Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Informatë për regjistrimin elektronik të nxënësve në vitin e parë në arsimin e mesëm

Informatë për regjistrimin elektronik të nxënësve në vitin e parë në arsimin e mesëm

 

Informatë  për regjistrimin elektronik të nxënësve në vitin e  parë në arsimin e mesëm

 

Të nderuar nxënës, të nderuar prindër,

 

Me qëllim optimizimi i procesit të përgjithshëm të regjistrimit në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit nëpërmjet shërbimeve digjital do t`ju mundësojë aplikimin elektronik që nuk do t`ju marrë më shumë se 15-të minuta.

 

Regjistrimi i nxënësve do të bëhet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk  me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në schools.mk.

 

Regjistrimi i sistemit nuk do të kërkohet dhe njoftimi do të bëhet ekskluzivisht me përdoruesit e schools.mk.

 

Udhëzimet e hyrjes / paraqitjes në sistem dhe plotësimi i aplikacionit do të vendosen me një link në faqen e hyrjes / paraqitjes.

 

Për aplikimin e parë të nxënësve në afatin e konkursit, Portali do të jetë i hapur nga data 10.06.2023 në orën 10.00. Nxënësit do të mund të plotësojnë aplikimet e tyre deri më datë 21.06.2023 më së voni deri në orën 15.00, pas së cilës sistemi do të mbyllet për aplikim online nga nxënësit.

 

 

Gjatë kësaj periudhe, derisa sistemi për aplikim është në dispozicion të nxënësve, ata do të mund të përditësojnë, modifikojnë dhe plotësojnë aplikacionet e tyre dhe të kenë një pasqyrë të numrit total të pikëve të suksesit, pa pikët nga diplomat.

 

Validiteti i diplomave dhe vendosja e pikëve nga diplomat, i kryejnë komisionet nga shkollat ​​e mesme.

 

Lista preliminare e renditjes të nxënësve të regjistruar publikohet më datë 22 qershor 2023 në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk  gjegjësisht në https://e-uslugi.mon.gov.mk  më së voni deri në orën 09:00.

 

Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 22 qershor nga ora 12:00 deri  në ora 19:00 dhe më 23 qershor nga ora 07:00 deri në ora 19:00, sipas orarit të përgatitur nga shkolla.

 

 

Me respekt,

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar