Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri në Tetovë: Shkolla e Mesme Profesionale „Mosha Pijade" është zgjedhje e mirë për semi-maturantët e rajonit të Pollogut

Shaqiri në Tetovë: Shkolla e Mesme Profesionale „Mosha Pijade" është zgjedhje e mirë për semi-maturantët e rajonit të Pollogut

 

Shaqiri në Tetovë: Shkolla e Mesme Profesionale „Mosha Pijade

 

 

Mosha Piade është transformuar  në Qendër Rajonale të Arsimit Profesional dhe është një nga tre qendrat e këtilla në vend që kemi themeluar gjatë  periudhës së kaluar  dhe që kanë ofruar 8 kualifikime të reja që kompanitë realisht i kërkojnë. Kjo shkollë është zgjedhje e mirë për nxënësit e ardhshëm  të rajonit të Pollogut, sepse ofron mësim cilësor, gjegjësisht  realizon  konceptin e arsimit dual përmes të cilit nxënësit fitojnë shkathtësi dhe kompetenca të nevojshme që i bëjnë konkurrues në tregun e punës.

 

Kjo është porosia  që ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, J`ua dërgoi  semi-maturantëve nga Tetova dhe rrethina, gjatë vizitës së sotme në Qendrën Rajonale për Arsim  Profesional dhe Trajnim  „Mosha Pijade” ndërsa në prag të regjistrimeve në arsimin e mesëm që fillojnë më 20 qershor.

 

“E ardhmja është në arsimin e mesëm profesional. Këtë e kërkon  tregu i punës dhe ofron probabilitet më të lartë  për suksese të mëtejshme në nivel personal dhe profesional. Nxënësit marrin më shumë  trajnim praktik  dhe mësojnë përmes punës, në llogari të mësimdhënies teorike, që do të thotë përgatitje vërtet cilësore për t`iu përgjigjur  sfidave  punës”, theksoi  ministri Shaqiri.

 

Ai gjithashtu informoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë viti do të mbështesë nxënësit të cilët do të zgjedhin arsimin profesional duke ndarë rreth 1500 bursa për të gjitha ata të cilët do vendosin të jenë  pjesë e paraleleve duale dhe kuptohet i plotësojnë kushtet e konkurrimit.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje


10/24/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar