Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Takimi i Shaqirit dhe Nedellkovit me përfaqësuesit të Solidarity Center- organizata më e madhe sindikaliste amerikane dhe Federata e Mësimdhënësve në SHBA

Takimi i Shaqirit dhe Nedellkovit me përfaqësuesit të Solidarity Center- organizata më e madhe sindikaliste amerikane dhe Federata e Mësimdhënësve në SHBA

 

Takimi i Shaqirit dhe Nedellkovit me përfaqësuesit të Solidarity Center- organizata më e madhe sindikaliste amerikane dhe Federata e Mësimdhënësve në SHBA

 

 

Përvojat e organizatave më të mëdha sindikaliste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që merren me të drejtat e punëtorëve, veçanërisht në fushën e arsimit, mund të na ndihmojnë shumë në avancimin e politikave nacionale përmes të cilave angazhohemi për ngritjen e dinjitetit të veprimtarisë arsimore dhe rritjen e motivimit për punën e mësimdhënësve. Këto janë politika që  i krijojmë së bashku me partnerin tonë social SASHK dhe është mirë që së bashku dëgjuam se çfarë mund të përmirësohet për përforcimin e  hallkës më të rëndësishme në procesin edukativo-arsimor.

 

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili sot së bashku me kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov,  u takun me përfaqësues të Solidarity Center, organizatës më të madhe ndërkombëtare për mbrojtjen dhe avansimin e të drejtave të punës me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me përfaqësues të Federatës së Mësimdhënësve - organizata e dytë më e madhe sindikaliste amerikane e mësimdhënësve.

 

“Vlerësoj që takimi është me përfitim të madh për ne si  vend në zhvillim, e cila përpiqet ta përshpejtojë këtë proces, përmes avansimit në kontuinitet të standardeve dhe kushteve në të gjitha sferat, duke përfshirë avancimin e të drejtave të punës, edhe atë në veçanti në fushën e arsimit”, potencoi Shaqiri, duke shtuar se të pranishmit i njoftoi me reformat që shteti po i bën në fushën e arsimit, ndërsa të cilat kanë edhe komponentë për ngritjen e motivimit për punë të mësimdhënësve dhe kuadrove profesional në shkolla.

 

Së bashku me kryetarin e SHAKU-ut, konfirmuan se pajtohen  për paga më të larta, për mundësi për zhvillim profesional dhe karrierë, dhe pikërisht në këtë  diskutohet për krijimin dhe miratimin e marrëveshjeve të reja kolektive në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, të cilat do të zgjedhin çështjet për të cilat kuadri i mësimdhënësve ka vërejtje.

 

Qendra e Solidaritetit është organizata më e madhe ndërkombëtare për të drejtat e punës me seli në SHBA e cila ndihmon punëtorët të arrijnë punë të sigurta dhe të shëndetshme, paga që mbështesin familjen, dinjitet në punë, demokraci të përhapur dhe barazi më të madhe në punë në komunitetet e tyre. Në takimin në MASH morën pjesë Stiv Mekllaud, drejtori i programit për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë dhe  Kejsi Gaxha, asistent i  programit në këtë organizatë.

 

Federata Amerikane e Mësimdhënësve është sindikata e dytë më e madhe e mësimdhënsëve në Amerikë dhe ka mbi 1.7 milionë anëtarë. Përfaqësues nga kjo organizatë ishin zëvendëspresidenti Den Motgomeri dhe Ramiro Hernandez Drejtori Rajonal Perëndimor.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


10/24/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar