SHFK"Vllado Tasevski" nga Komuna e Karposhit, ditëve të fundit ishte nikoqir i SHFK "Hasan Prishtina" nga Komuna e Çairit në kuadër të aktiviteteve për integrim ndëretnik në arsim.
Nxënësit e dy shkollave fillore, ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe gjuhën mësimore shqipe, realizuan aktivitete në fushën e sportit, artit dhe muzikës. Gjithashtu, ishte realizuar punëtori e përbashkët në fushën e arsimit teknik, ku filloristët të të dyja shkollave theksuan shkathtësitë dhe aftësitë e tyre të kësaj lënde mësimore. Qëllimi i këtij bashkëpunimi dhe shoqërimi në mes të nxënsve ishte shkëmbimi i përvojave nga procesi arsimor, si njohje recirproke të zakoneve të njëri-tjetrit.
Të financuara nga grantet e MASH-it, këto aktivitete ndikojnë në përgjegjësitë e punës tek nxënësit, ndërsa kanë aspekt pozitiv në formimin dhe zhvillimin e personalitetit, si dhe respektimin e komuniteteve të ndryshme etnike që jetojnë në vend.