Nxënësit nga SHMK Koço Racin të Komunës së Velesit, të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën mësimore maqedonase dhe shqipe, ditët e kaluara ishin pjesë e projektit të shkollës - “Board games in classroom” - lojëra edukative-shoqërore në klasë, e cila ka për qëllim zgjerimin e njohurive të nxënësve në lëndët e shkencave shoqërore dhe humaniste dhe socializim duke luajtur lojëra edukative në tabelë.(pllakë)
Në fillim nxënësit u njohën me lojërat edukative shoqërore në tabelë etj. kultura shoqërore e board-it e cila është shumë e popullarizuar në mesin e të rinjve. Konkretisht, nxënësit u njohën me tre lojëra edukative në tabelë: Khora: Rise of an Empire, Catan dhe Spinocchio, si dhe rregullat për lojën e tyre.
Nëpërmjet këtij aktiviteti u mundësua zhvillimi i kontakteve të drejtpërdrejta përmes nxënësve, socializimi përmes lojërave në tabelë dhe thyerja e barrierave etnike, respekti i ndërsjellë përmes shoqërimit dhe lojës së drejtpërdrejtë, zhvillimi i kreativitetit dhe të menduarit logjik, përvetësimi i aftësive komunikuese, njohja e fjalëve nga gjuha tjetër.
MASH përmes granteve të cilat i ndanë çdo vit ka për qëllim zbatimin e aktiviteteve përmes të cilave kultivohen marrëdhënie të harmonishme,të cilat bazohen në respektimin e dallimeve dhe promovimin e vlerave multietnike, multikulturore dhe ndërkulturore, qasjen e individualizuar ndaj nxënësve, klimë emocionale pozitive.