Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Ministri i Arsimit dhe Shkencës Shaqiri në takime bilaterale në kuadër të procesit të skriningut në Bruksel

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Shaqiri në takime bilaterale në kuadër të procesit të skriningut në Bruksel

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Shaqiri në takime bilaterale në kuadër të procesit të skriningut në Bruksel

 

Në kuadër të negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, prej  sot ndodhet në vizitë pune treditore në Bruksel, ku do të mbahet skriningu bilateral për kapitullin 26-të Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport dhe për Kapitullin 20 - Pronësia industriale.

Në takimet bilaterale, ministri Shaqiri do të japë pasqyrë të plotë të reformave në kuadër të proceseve integruese evropiane, si dhe gatishmërinë e vendit për të qenë faktor  aktiv në rrjetet evropiane kërkimore.

Modernizimi dhe avancimi i arsimit dhe shkencës janë bazë për ndërtimin e kapitalit njerëzor krijues dhe cilësor si kusht për zhvillimin dhe prosperitetin e shoqërisë  demokratike.

[ Monday, May 29, 2023 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar