Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH dhe UNICEF me puntori për përforcimin e kompetencave të bashkëpunëtorëve profesional në shkolla

MASH dhe UNICEF me puntori për përforcimin e kompetencave të bashkëpunëtorëve profesional në shkolla

 

MASH dhe UNICEF me puntori për përforcimin e kompetencave të bashkëpunëtorëve profesional në shkolla

 

 

Vazhdojnë punëtoritë për bashkëpunëtorët profesional nga të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme në vend. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen e UNICEF-it MK, deri më tani organizuan gjashtë punëtori në Ohër, Manastir, Tetovë, Kumanovë dhe dy në Shkup, përmes të cilave arritem të përfshijmë dhe bisedojmë me 411 bashkëpunëtorë profesionional.

 

Qëllimi i puntorive është të ndërtojnë  përgjigje të përbashkët në bazë të zhvillimeve të fundit dhe të inkurajojnë  bisedë të hapur dhe klimë të mbështetjejes në shkolla. Në situata të krizës të cilat ndikojnë në mirëqenien dhe shëndetin mendor të nxënësve, është me rëndësi të madhe që shkolla të mbetet  vend i sigurt ku ata mund të gjejnë mirëkuptim, përgjigje dhe mbështetje për të tejkaluar sfidat, për të avancuar kompetencat e tyre socio-emocionale dhe të përforcojnë rezistencën psikologjike.

 

Për sot janë paraparë punëtori me bashkëpunëtorët profesional nga shkollat në Veles dhe Strumicë.

 

Mbështetja  nga institucionet, por edhe përkrahja  ndërmjet bashkëpunëtorëve profesionalë është thelbësore dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri përsëri bën thirrje që të mundësohet puna e përditshme e pandërprerë  për bashkëpunëtorët profesional dhe çlirimi  nga përgjegjësitë administrative në shkollë.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar