Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për bursa për qëndrim studimor në vendet anëtare të Programit CEEPUS

Konkurs për bursa për qëndrim studimor në vendet anëtare të Programit CEEPUS

 

Programi i Evropës Qendrore për shkëmbim në fushën e studimeve universitare

    (CEEPUS-Central European Exchange Program for Studies University) shpall :

 

KONKURS

për bursa për qëndrim studimor në vendet anëtare të Programit CEEPUS

Republika e Maqedonisë së Veriut si nënshkruese e Marrëveshjes përmes  Republikës së Shqipërisë, Republikës së Austrisë, Republikës së Bullgarisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Republikës së Kroacisë, Republikës Çeke, Republikës së Hungarisë, Malit të Zi, Republikës së Polonia, Republika e Moldavisë, Rumania, Republika e Serbisë, Republika e Sllovakisë, Republika e Sllovenisë dhe Republika e Kosovës për promovimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë në kuadër të Programit për shkëmbim në fushën e studimeve universitare (CEEPUSIII- Central European Exchange Program for University Studies), u mundëson institucioneve të arsimit të lartë të participojnë  si partnerë në gjithsej 108 rrjete nga fusha të ndryshme. Në kuadër të këtyre rrjeteve, studentët dhe profesorët e ciklit të parë, të dytë dhe të tretë kanë mundësi të aplikojnë për bursa për qëndrim studimor jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në rrjetet CEEPUS janë të përfshi  gjithashtu edhe universitetet nga vendet e lartpërmendura.

 

Programi ka për qëllim të promovojë lëvizshmërinë e studentëve dhe kuadrit  mësimdhënës dhe bashkëpunimin dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta që çojnë në diploma të përbashkëta. (Joint degree).

 

Për vitin akademik 2023/2024 janë përfshirë këto institucione të arsimit të lartë nga Republika e Maqedonisë së Veriut:

 

1. Universiteti "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup përmes këtyre fakulteteve:

               - Fakulteti Filologjik "Bllazhe Koneski"

                 - Fakulteti i Mjeksise;

               - Fakulteti i Mjekësisë Veterinare;

               - Fakulteti i Mekinerisë;

               - Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikës

               - Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit;

               - Fakulteti Juridik "Justiniani i Parë".

              - Fakulteti Ekonomik;

              - Fakulteti i Farmacisë,

              - Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë,

              - Fakulteti për Elektroteknikë  dhe teknologjitë e informacionit;

              - Fakulteti Filozofik;

              - Fakulteti i Ndërtimtarisë

             - Fakulteti i Arteve të Figurative ;

             -  Fakulteti Pylltarisë.

                - Fakulteti i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike.

 

           2. Universiteti “Shën Kliment Ohërski” – Manastir përmes fakulteteve  në vijim:

              

            - Fakulteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit - Manastir,

              - Fakulteti Juridik - Kërçovë

              - Fakulteti për Turizëm dhe Hotelieri - Ohër,

              - Fakulteti Teknik - Manastir,

           

            - Fakulteti -Teknologjiko-teknik-Veles,

            - Fakulteti Ekonomik - Prilep.

             - Fakulteti i Shkencave Bioteknike - Manastir,

            - Fakulteti për Siguri-Shkup

 

3. Universiteti "Goce Dellçev" - Shtip përmes këtyre fakulteteve:

              -Fakulteti i Bujqësisë,

              - Fakulteti i Informatikës  

             - Fakulteti Teknologjik dhe Teknik - Probishtip   

4. Universiteti Shtetëror në Tetovë - Tetovë përmes fakulteteve në vijim:

             - Fakulteti i Shkencave Mjekësore,

             - Fakulteti Ekonomik,

             -Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikore,

             - Fakulteti Filozofik,

             -Fakulteti i Kulturës Fizike,

             - Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe Ushqyerit   

 

         5. Universiteti i Shkencave dhe Teknologjive Informative “Shën Apostulli Pavle” – Ohër             - -Fakulteti i sistemeve të informacionit, vizualizimi, teknika dixhitale, multimediale dhe animacionit     

     6. Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup

               - Fakulteti i Shkencave Teknike,

               - Fakulteti i Ndërtimtaris dhe Arkitekturës,

              - Fakulteti i Shkencave të Informacionit,

               -Fakulteti i Shkencave Teknologjike.

 

7. Kolegji Amerikan – Shkup

- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja,

- Fakulteti i Shkencave Politike.         

              

Mënyra e vetme është të aplikoni online www.ceepus.info

Afati i fundit për  aplikim për semestrin dimëror në vitin akademik 2023/2024 është 15 qershor 2023, ndërsa për semestrin veror në vitin akademik 2023/2024 është 31 tetor 2023.

 

Për informacion më të hollësishme kontaktoni zyrën Kombëtare të CEEPUS në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në numrin e telefonit të kontaktit 02/ 3140185 ose e-mail: scholarships@mon.gov.mk.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar