Në bazë të nenit 55 paragrafi 2 nga Ligji për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/2000, 44/2002, 82/2008, 167/2010 dhe 51/2011) dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/2019 dhe 110/2019), neni 12 paragrafi 3 dhe neni 14 paragrafi 1 i Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/2008, 99/2009, 83/ 2010, 36 / 2011, 135/2011, 46/2012, 24/2013, 120/2013, 29/2014, 146/2015, 217/2015, 30/2016 dhe 21/2018), Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik,solli në vijim ;
AKTVENDIM
për zgjatjen e afatit të KONKURSI
për botimin e teksteve shkollore në arsimin fillor nëntëvjeçar të regjistruar me nr. e Ark.26-503 /1 publikuar më 10.03.2023
1. Afati i dorëzimit të dorëshkrimeve për botimin e teksteve shkollore në arsimin fillor nëntëvjeçar VAZHDON deri më 31.05.2023.
2. Ofertat për tekste shkollore që nuk do të dorëzohen brenda afatit të caktuar, do të skualifikohen.
3. Aktvendimi është pjesë përbërëse e Konkursit për botimin e teksteve shkollore në arsimin fillor nëntëvjeçar të regjistruar me nr. Ark 26-503 /1 publikuar më 10.03.2023.
4. Aktvendimi hyn në fuqi menjëherë dhe e njëjta do të publikohet në ueb faqen e internetit të ministrisë dhe në media.