Arsimi paqësor është pjesë përbërëse e sistemit edukativo-arsimor, ndërsa prej 13 vitesh Ministria e Arsimit dhe Shkencës bashkëpunon me Ambasadën e Fëmijëve “Megjashi” në realizimin e Programit "Peace Education". Në trajnimet për komunikim jo të dhunshëm, ekipin e punës, parandalimin e dhunës dhe konfliktet deri më tani janë përfshirë 200 mësimdhënës nga 14 shkolla të shtetit si dhe nga 8 qytete. Kjo ka qenë një nga temat e takimit të sotëm të ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri dhe kryetarit dhe themeluesit e “Megjashi Dragi Zmijanac”.
Ministri Shaqiri theksoi se komponenti paqësor i arsimit duhet në mënyrë shtesë të forcohet, si përgjigje e ngjarjeve aktuale në rajon dhe përkushtimin për shkollat si vende të sigurta për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Për këtë qëllim në fazën përfundimtare është përgatitja e moduleve për arsimin paqësor, e cila do të relizohet nga viti shkollor 2023/2024. Gjithashtu, Ministria punon në zgjerimin e programeve për trajnimin e mësimdhënësve, në fushën e kompetencave profesionale për arsimin paqësor.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se është jashtëzakonisht e rëndësishme se fëmijët që nga mosha më e hershme të fitojnë vlera, njohuri, qëndrime, aftësi dhe sjellje që do t`i ndihmojnë të parandalojnë shfaqjen e konflikteve dhe, nëse ndodhin, t`i zgjidhin në mënyrë paqësore.