Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Pedagogët dhe psikologët e shkollave të çlirohen nga detyrat administrative dhe të fokusohen në shëndetin mendor dhe mirëqenien e nxënësve

Shaqiri: Pedagogët dhe psikologët e shkollave të çlirohen nga detyrat administrative dhe të fokusohen në shëndetin mendor dhe mirëqenien e nxënësve

 

Shaqiri: Pedagogët dhe psikologët e shkollave të çlirohen nga detyrat administrative dhe të fokusohen në shëndetin mendor dhe mirëqenien e nxënësve

 

Besoj se përmes angazhimit profesional të të gjithë bashkëpunëtorëve profesional  do të sigurojmë klimë  të sigurt pune në shkolla. Mbështetja në këto situata është e rëndësishme si për nxënësit ashtu edhe për kuadrin e shkollës. Prandaj kjo është arsyeja pse është e rëndësishme se puna juaj është në përputhje me profesionin dhe tʻju  mundësohet të punoni pa ndërprerë çdo ditë për të krijuar një klimë për përparim në shkolla. Në këto kushte u bë e dukshme se duhet të arrijë deri te një strukturë e re e punës suaj dhe çlirim nga detyrat administrative në shkollë.

 

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në trajnimin e sotëm për përforcimin e aftësive për mbështetjen e shëndetit mendor të nxënësve, të cilin kuadri i bashkëpunëtorëve profesional i Qytetit të Shkupit e organizoi për mësimdhënësit dhe psikologët në hapsirat e SHMQSH “Zef Lush Marku” në Shkup, me mbështetjen e UNICEF-it.

 

“E përshëndes punën dhe profesionalizmin e kuadrit të bashhkëpunëtorëve  profesional në nivel të Qytetit të Shkupit, sepse me orientimin e tyre për kolegët e tyre në shkolla, ata ndikojnë në ndërtimin e një marrëdhënieje stabile në këto situata shqetësuese. Bashkëpunëtorët profesional duhet të jenë aktive në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me arsimin dhe mirëqenien e nxënësve, ata janë urë lidhëse edhe për mësimdhënësit edhe për prindërit”, thеksoi  Shaqiri.

 

Ai theksoi se beson në profesionalizmin e shërbimeve profesionale në shkolla dhe se mbështet përpjekjet për avancim të vazhdueshëm  profesional.

 

"Ndaj Jush  është  dhe barrë shtesë për të ofruar mbështetje për nxënësit  dhe punonjësit për tejkalimin e pasojave    pandemisë së virusit Corona kur shumë gjëra u ndryshuan edhe atë në mënyrën e komunikimit, në mënyrën e tejkalimit të sfidave arsimore dhe në mënyrën e kujdesit për veten dhe të tjerët. Prandaj është e rëndësishme që në shkolla të ketë hapsirë, ku  do të jetë e mundur të bisedohet në mënyrë të besueshme  me psikologun e shkollës ”, u shpreh  ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Shaqiri në fjalën e tij Ju bëri thirrje drejtuesve të shkollave  në kuadër të Programit vjetor të punës  të zhvillojë dhe përforcojnë në mënyrë shtesë programet parandaluese për promovimin e mirëqenies së nxënësve, mbrojtjen nga dhuna, abuzimi dhe neglizhenca, parandalimi i diskriminimit, bashkëpunimi me prindërit ose kujdestarët.

[ Thursday, May 18, 2023 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar