Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/08, 99/09, 83/10, 36/11, 135/11, 46/12, 24/ 13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18), dhe në përputhje me Udhëzimin për zbatimin e procedurës për dhënien e miratimit për përdorimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj në arsimin fillor dhe të mesëm nr.08-15422/1 të datës 21.12.2022, Udhëzimi për ndryshimin e Udhëzimit për zbatimin e procedurës për dhënien e miratimit për përdorimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor dhe të mesëm nr.08-3531/1 të datës 23.03.2023, dhe Udhëzimin për ndryshimin e Udhëzimit për zbatimin e procedurës për dhënien e miratimit për përdorimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor dhe të mesëm nr.08-3531/2 të datës 11.05.2023, MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – Shërbimi Pedagogjik, publikon
Thirrje publike
për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar
I. Lënda e thirrjes publike:
Dorëzimi i kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar, për lëndët në vijim:
1. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e I të arsimit fillor nëntëvjeçar,
2. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e II të arsimit fillor nëntëvjeçar,
3. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e III të arsimit fillor nëntëvjeçar,
4. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e IV të arsimit fillor nëntëvjeçar,
5. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e V të arsimit fillor nëntëvjeçar,
6. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar,
7. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e VII të arsimit fillor nëntëvjeçar,
8. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e VIII të arsimit fillor nëntëvjeçar,
9. Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e IX të arsimit fillor nëntëvjeçar,
10. Gjuha italiane (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar,
11. Gjuha frënge (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar,
12. Gjuha frënge (gjuha e dytë e huaj) për klasën VII të arsimit fillor nëntëvjeçar,
13. Gjuha frënge (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VIII të arsimit fillor nëntëvjeçar.
14. Gjuha frënge (gjuha e dytë e huaj) për klasën e IX të arsimit fillor nëntëvjeçar.
15. Gjuha ruse (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar.
16. Gjuha ruse (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VII të arsimit fillor nëntëvjeçar.
17. Gjuha ruse (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VIII të arsimit fillor nëntëvjeçar.
18. Gjuha ruse (gjuha e dytë e huaj) për klasën e IX të arsimit fillor nëntëvjeçar.
19. Gjuha gjermane (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar.
20. Gjuha gjermane (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VII të arsimit fillor nëntëvjeçar.
21. Gjuha gjermane (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VIII të arsimit fillor nëntëvjeçar.
22. Gjuha gjermane (gjuha e dytë e huaj) për klasën e IX të arsimit fillor nëntëvjeçar.
Kërkesë për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj mund të paraqesë botuesi vendas si dhe botues nga shteti tjetër në të cilin është regjistruar për veprimtari botuese, përmes përfaqësuesve ligjorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
II. Elementet e thirrjes publike:
Kërkesës për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj të dorëzuar pas thirrjes publike të publikuar, duhet t`i bashkëngjiten:
1. Vërtetim për veprimtari botuese të regjistruar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më i vjetër se tre muaj për botuesin vendor/përfaqësuesin ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
2. Vërtetim për veprimtarinë botuese të regjistruar për botuesin e huaj nga organi i autorizuar në shtetin në të cilin është regjistruar, jo më i vjetër se tre muaj, në origjinal ose kopje të noterizuar me përkthim nga përkthyesi i autorizuar gjyqësor;
3. Autorizim nga botuesi i huaj për përfaqësuesin ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut në origjinal ose kopje të noterit me përkthim nga përkthyesi i autorizuar gjyqësor;
4.Marrëveshje ose deklaratë nga botuesi vendor/përfaqësuesi ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dëshmi se teksti shkollor i miratuar do të shpërndahet në pesë vitet e ardhshme akademike dhe
5. Pesë ekzemplar të tekstit të gjuhës së huaj, në formë të shtypur (me ngjyra) pa materiale shtesë të punës.
Çdo botues i interesuar ka të drejtë të parashtroj kërkesë për miratimin e një teksti shkollor në gjuhë të huaj për çdo klasë/vit përkatës, të lëshuar nga botuesi i huaj ose botuesi vendor që e përfaqëson atë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe/ose të parashtroj kërkesë për miratimin e një teksti shkollor mësimor për gjuhë të huaj për çdo klasë/vit përkatës në botimin e vet.
Secili botues vendor mund të paraqitet si përfaqësues ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut i disa botuesve nga vendet e tjera në të cilat janë të regjistruar për veprimtari botuese.
Botuesi vendor i cili është përfaqësues ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut i disa botuesve nga vendet e tjera në të cilat janë regjistruar për veprimtari botuese, ka të drejtë të parshtroj disa kërkesa individuale për miratim për secilën klasë/vit përkatës, nga secili botues që përfaqëson veçmas dhe/ose në botimin e tij, me një botim të tekstit shkollor për klasën/vitin përkatës për çdo botues.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për miratimin e teksteve shkollore në gjuhë të huaj është deri më datë 26.05.2023.
Botuesit e interesuar mund t`i shkarkojnë programet mësimore dhe Konceptin për përgatitjen e tekstit shkollor nga ueb-faqja e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit www.bro.gov.mk.
Kërkesat të dorëzuara nga botuesit vendas ose të huaj përmes përfaqësuesve ligjorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut të Thirrjes Publike nr. 26-633/1 të publikuar më 27 mars 2023 do të shqyrtohen sipas kushteve të përcaktuara në këtë thirrje. Botuesit vendas ose të huaj përmes përfaqësuesve të tyre ligjorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të tërheqin kërkesën e parashtruar me të gjithë dokumentacionin e thirrjes nr.26-633/1, të datës 27.03.2023, sipas kushteve të përcaktuara në këtë Thirrje Publike. Botuesit vendas ose të huaj, përmes përfaqësuesve ligjorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mund ta tërheqin kërkesën e paraqitur me të gjithë dokumentacionin pas Thirrjes Publike të publikuar me nr.26-633/1 të dates 27.03.2023, nëse e vlersojnë se kërkesa është e pakompletuar dhe ka nevoj për plotsim.
Kërkesat e dorëzuara jo në kohën e duhur nuk do të merret parasysh.
Kërkesat për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj duhet të dorëzohen në këtë adresë:
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - SHËRBIMI PEDAGOGJIK rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr.54, Shkup.