Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / / Shpallje për angazhimin e personave në njësinë e projektimit për zbatimin e projektit "Ndërtimi dhe pajisja e 145 sallave sportive shkollore dhe rehabilitimi i shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut"

Shpallje për angazhimin e personave në njësinë e projektimit për zbatimin e projektit "Ndërtimi dhe pajisja e 145 sallave sportive shkollore dhe rehabilitimi i shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut"

 

Shpallje për angazhimin e personave në njësinë e projektimit për zbatimin e projektit "Ndërtimi dhe pajisja e 145 sallave sportive shkollore dhe rehabilitimi i shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë Veriut"

 

Projekti "Ndërtimi dhe pajisja e 145 sallave sportive shkollore dhe rehabilitimi i shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë Veriut", e cila realizohet në kuadër të  Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka për qëllim të sigurojë kushte më të mira për realizimin e mësimit, si dhe për të promovuar sportet e shkollës, shëndetin dhe zakonet e shëndetshme të nxënësve.Projekti financohet me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë Veriut dhe Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nevojë për angazhimin e 1 (një) personiNjësinë e projektit për zbatimin e projektit në pozicionin në vijim:

 

- Menaxher i financave (1 person)

 

Kriteret minimale që duhet t’i plotësojë personi i pozitës në fjalë janë:

- Menaxher i financave (1 person):

- Arsim i lartë – Fakulteti Ekonomik shkalla VII/1

- Të paktën 10 (dhjetë) vite përvojë pune në profesion

- Certifikatë për kontabilist të autorizuar

- Përvoja e punës me projekte nderkombëtare do të konsiderohet si avantazh

- Njohuri të përditësuara për rregulloren e raportimit financiar, rregulloren e kontabilitetit dhe taksave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njohuri për standardet ndërkombëtare të kontabilitetit.

- Njohuri të gjuhës angleze (të shkruar dhe të folur)

- Punë me kompjuter (MS Office)

-Patentë shoferi kategoria B 

Përveç kritereve të përmendura për secilën prej pozitave, kandidatët e përzgjedhur duhet të posedojnë aftësitë në vazhdim:

- Integritet i lartë personal, marrëdhënie biznesi dhe profesionale;

- Shkathtësi  komunikuese, organizative dhe analitike, orientim drejt rezultateve, sistematik, aftësi për punë ekipore;

 

Personat / kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikacion i cili përmban:

-       biografi e shkurtër në gjuhën maqedonase (CV) dhe

-       një letër për të shprehur interesin në gjuhën maqedonase me shënim për cilin pozicion aplikojnë

 

Biografia e shkurtër (CV) detyrimisht përmban të dhëna për numrin e kredive të fituara ECTS për arsimin ose shkallën e përfunduar të arsimit.

 

Aplikacionet jo të plota, si dhe aplikimet për personat / kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kriteret minimale të kesaj liste, refuzohen.

 

Aplikacionet duhet të dorëzohen më së voni deri më 12.05.2023 ne e-mail adresën vulnet.saliu@mon.gov.mk

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mban të drejtën për intervistë me kandidatët potencialë të cilët i plotësojnë kriteret minimale.

 

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar