Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Filluan konsultimet për krijimin e masave dhe plotësimin e mekanizmave ekzistues për parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve

MASH: Filluan konsultimet për krijimin e masave dhe plotësimin e mekanizmave ekzistues për parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve

 

MASH: Filluan konsultimet për krijimin e masave dhe plotësimin e mekanizmave ekzistues për parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se filluan konsultimet për krijimin e masave dhe plotësimin e mekanizmave ekzistues për detektimin dhe parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve, ndryshimin e qasjes për punën me fëmijët me sjelljet asociale, për punën me familjet e tyre etj.

 

Me iniciativën time, sot diskutuam me disa profesorë akademikë dhe ekspertë nga fusha e pedagogjisë, psikologjisë, sociologjisë, shkencave të sigurisë, me qëllim për të diskutuar se çfarë është ajo që mund të integrojmë në sistemin tonë arsimor, për të parandaluar ngjarje të padëshiruara sikurse që ndodhën në Serbinë fqinje. Kjo është sfidë serioze për të gjithë ne, kemi pasur diskutim të frytshëm dhe të gjithë jemi dakord që ndryshimet duhet të ndodhin, sepse koha e re ndryshon dinamikën e jetës, ndryshonë trendet, ndryshon sjellja e të rinjve. “Këto sfida kërkojnë përgjigje të duhur”, theksoi pas takimit ministri i Arsimit Jeton Shaqiri.

 

Procesi i krijimit të masave për përforcimin e sistemit edukativo-arsimor për përballimin e dhunës do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të përfshijë më shumë institucione dhe individë. Për përfshirjen e të gjitha Ministrive përkatëse, do të pasojnë takime me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

 

Si aktivitet i parë është iniciuar hapja e adresave elektronike ku të rinjtë, prindërit dhe qytetarët në përgjithësi do të mund të raportojnë dhunën e bashkëmoshatarëve:

rijavinasilstvo@mon.gov.mk dhe paraqitdhune@mon.gov.mk në gjuhën shqipe. Adresat tashmë janë aktive dhe ministri njoftoi pas çdo raportimi do të veprohet menjëherë.

 

Në kuadër të mekanizmave ekzistues për ballafaqimin e dhunës së bashkëmoshatarëve dhe sjelljeve devijuese të fëmijëve dhe të rinjve, funksionojnë shërbimet profesionale në shkolla, Shërbimi Pedagogjik dhe Inspektorati i Arsimit, ndërsa Ministria e Arsimit ka bashkëpunim konstruktiv me shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Lajme dhe Ngjarje


4/14/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar