Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton për mundësinë që të rinjtë nga Maqedonia e Veriut të marrin pjesë në garë ndërkombëtare për ese. Fondacioni The Goi Peace fton të rinjtë e vendit tonë të marrin pjesë në Garën Ndërkombëtar të Eseve për të rinjtë 2023. Çdo vit Fondacioni The Goi Pease pranon më shumë se 20,000 punime nga të rinjtë nga 150 vende të botës.
Temë e garës së eseve këtë vit është "Të rinjtë krijojnë të ardhme paqësore". Punimet duhet të dërgohen më së voni deri më 15 qershor 2023.
Informatat më të hollësishme gjenden në ueb faqen: www.goipeace.or.jp