Në bazë të nenit 3 të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për bashkëpunim shkencor dhe teknologjik nga data 1 nëntor 2008, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpallë
KONKURS
për projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet
Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë
për periudhën 2023-2025
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 13 qershor 2023 - ora 12:00.
E drejta e konkurimit |
Universitetet shtetërore në njësitë e tyre të fokusuara në shkencë (institutet shkencore) dhe në njësi të fokusuara në arsimin fillor në shkencë (fakultete), institucionet publike shkencore, institucionet shkencore të përziera, institucionet private të arsimit të lartë, institucionet private shkencore, studiuesit e pavarur dhe qendrat e jashtëzakonshme. |
|
Kushtet për pjesëmarrje |
- - Ekipi kërkimor i projektit kërkimor-shkencor duhet të përbëhet nga hulumtues kryesor, me titull shkencor përkatësisht mësimor-shkencor, i cili është i punësuar në institucionin bartës i projektit, dhe së paku një hulumtues më shumë me titull shkencor ose mësimor-shkencor, të evidentuar në bazat e të dhënave për hulumtues shkencorë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe së paku dy hulumtues të rinj, prej të cilëve njëri në studime pasdiplomike aktive ose doktorant. - - Një hulumtues mund të jetë hulumtues kryesor i një projekti kërkimor shkencor vendas dhe një ndërkombëtar të financuar ose bashkëfinancuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe - - kushte të tjera, në përputhje me regullativën ligjore ekzistues - - Vetëm projekt-partneritete të reja mund të mbështeten me këtë program. (Aplikantët e projektit bilateral të cilët tani mbështeten në këtët program nuk do të përkrahen) - - Pala dërguese mbulon shpenzimet e jetesës dhe shpenzimet e rrugës dhe të ekipit të tij. |
|
Fushat shkencore |
Të gjitha fushat shkencore |
|
Kohëzgjatja e projekteve |
Janar 2024 deri në dhjetor 2025 |
|
Afati i fundit i dorezimit |
13.06 2023 – ora12:00 |
|
Mënyra e financimit |
Në përputhje me bashkëpunimin e projektit |
|
Paraqitja e propozimeve |
Propozimet për projektet nga të gjitha fushat shkencore parashtrohen në dy eksemplar në formularët e përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Formularët për dorëzimin e propozimeve për projekte janë pjesë përbërëse e këtij Konkursi (www.mon.gov.mk). Informacione më të hollësishme mund të merren në Ministri në tel. (02) 3140 185 ose në e-mail: andrea.aleksovski@mon.gov.mk |
|
Kriteret për vlerësimin e propozimeve |
Propozimet e projektit do të recenzohen nga recenzent të pavarur në bazë të kritereve të mëposhtme të përfshira në listën e vlerësimit për recensues.
· kontribut në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore · origjinalitetin e qëllimeve dhe përmbajtjes së hulumtimit, · kompetenca e hetuesit kryesor dhe propozuesit • ekipi hulumtues, · përfshirja dhe aftësimi i kuadrove të reja kërkimoro-shkencor, · rëndësinë dhe konkurrencën e projektit për bashkëpunim • ndërkombëtar, veçanërisht për programet hulumtuese të BE-së, · rëndësinë për zbatimin e rezultateve në praktikë, · plotësimin e nevojave materiale, teknike dhe të tjera • kushtet infrastrukturore për realizimin e projektit, · realizueshmëria e rezultateve në kornizë kohor, dhe · realitetin e burimeve financiare të nevojshme për realizim • projektit.
Secili nga elementët e renditur të këtij neni për vlerësimin recensentë të pavarur vlerësohen me notë nga 1 deri në 5. Projekti vlerësohet pozitivisht përderisa ka marrë notë mesatare prej të paktën 3.5. Bartësi i projektit kërkimor-shkencor do të njoftohet për rezualtatet e konkursit pas mbledhjes së komisionit të përbashkët maqedonas-austriak. Propozimet dorëzohen njëkohësisht në të dy vendet në formular të përbashkët në gjuhën angleze. Në mënyrë shtesë, pala maqedonase në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dorëzon propozimin dhe formularët OB-1-, Propozim aplikimi për financimin e projektit kërkimor-shkencor dhe Application Form for Call for Proposals – EN
Propozimet e paraqitura vetëm në një vend nuk do të merren parasysh. |
|
Raporti përfundimtar |
Raporti përfundimtar duhet të dorëzohet brenda tre muajve nga data e përfundimit të projektit. |
|
|
||
Adresa e institucionit në Maqedoninë e V. për paraqitjen e propozimeve |
Adresa e institucionit në Austri për paraqitjen e propozimeve |
|
Ministria e Arsimit dhe Shkencës Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar
Andrea Aleksovski Ul. “Shën. Kirili dhe Metodi " nr. 54 1000 Shkup Tel: (02) 3140 185 E-mail: andrea.aleksovski@mon.gov.mk Website: www.mon.gov.mk OeAD - Austria`s Agency for Education and Internationalisation |
OeAD - Austria`s Agency for Education and Internationalisation Ms Isabella Scheibelreiter Ebendorferstraße 7 A-1010 Vienna Tel. +43 (0)1/ 53408-472 Email: wtz@oead.at Website: www.oead.at/wtz |
|
Shkarko:
• OB1-, Propozim aplikimi për financimin e projektit kërkimor-shkencor