Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: shkollat ​​të shfrytëzojnë mundësinë për grante me të cilat do të financohen aktivitetet për integrim ndëretnik në arsim

MASH: shkollat ​​të shfrytëzojnë mundësinë për grante me të cilat do të financohen aktivitetet për integrim ndëretnik në arsim

 

MASH: shkollat ​​të shfrytëzojnë mundësinë për grante me të cilat do të financohen aktivitetet për integrim ndëretnik në arsim

 

 

Përfundon  afati për të aplikuar për thirrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Misionit të OSBE-së në Shkup për ndarjen e granteve me të cilat do të  financohet realizimi i aktiviteteve të përbashkëta mësimore  dhe programeve  jashtëshkollore për fëmijë me prejardhje dhe gjuhë të ndryshme etnike në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Arsimit dhe Shkencës J`ua  rikujton shkollave se aplikimi mund të parashtrohet përfundimisht deri më 30 prill.

 

Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrje e kanë të gjitha shkollat ​​dhe kopshtet, në bashkëpunim me fakultetet pedagogjike dhe komunat, të cilat nëse përzgjedhen do të përfitojnë grant deri në 7000 euro për realizimin e aktiviteteve të propozuara që do të duhet të zbatojnë në periudhën qershor 2023 - maj 2024, udhëzimet dhe formularët e aplikimit gjenden në linkun në vazhdim.

 

Thirrja e hapur u publikua në kuadër të projektit të ri “Ndërtojmë  ura të reja” për të cilin MASH-i dhe OSBE-ja firmosën memorandum në fillim të vitit ndërsa qëllimi është rritja e besimit, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet fëmijëve dhe të rinjëve nga bashkësitë e ndryshme etnike, përmes miqësimit  dhe mësimit më të shpeshtë.

 

Buxheti total i dedikuar  për realizimin e këtij projekti është pothuajse 500 mijë euro, i siguruar me mbështetjen e donatorëve nga Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Polonisë dhe Dukati i Madh i Luksemburgut.

 

Lajme dhe Ngjarje


8/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar