Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Etika në religjionet lëndë zgjedhore edhe në vitin shkollor 2023/2024

MASH: Etika në religjionet lëndë zgjedhore edhe në vitin shkollor 2023/2024

 

MASH: Etika në religjionet lëndë zgjedhore edhe  në vitin shkollor  2023/2024

 

Lënda Etika në religjionet mbetet lëndë zgjedhore në planin mësimor për arsimin fillor nëntëvjeçar, për vitin shkollor 2023/2024.Sipas Konceptit për arsiminfillor, i cili po futet gradualisht, në vitin shkollor 2023/2024, përveç lëndëve obligative, janë edhe dy lëndë zgjedhore – gjuha e dytë e huaj dhe lëndët me zgjedhje të lira.

Byroja për Zhvillimin e Arsimit iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që kjo lëndë të mbetet në sistemin e arsimit fillor dhe të jetë zgjedhje e nxënësve dhe prindërit që konsiderojnë se kjo temë është e përshtatshme për periudhën e jetës së fëmijëve kur ata zhvillohen si persona dhe përvetësojnë vlera morale.

Koncepti i arsimit fillor parashikon  ofertë të  gjërë të lëndëve  zgjedhore që dalin nga interesat e shprehura të nxënësve dhe kanë për qëllim zhvillimin e potencialit të tyre he rritja e kënaqësisë së nxënësve për të qëndruar  në shkollë. Përveç lëndës Etika në religjionet, nxënësit mund të studijojnë  programim, pikturë, teatër, vallëzim  dhe valle popullore, të zgjedhin aktivitete sportive, punëtori multikulturore, edukim për aftësitë e jetës, kopshtari dhe hortikulturë e të tjera.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar