Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Do të nënshkruhen marrëveshje për pagesën retroaktive të shumave të rritura të bursave shkollore dhe studentore

Do të nënshkruhen marrëveshje për pagesën retroaktive të shumave të rritura të bursave shkollore dhe studentore

 

Të gjithë nxënësit dhe studentët që kanë realizuar të drejtën e bursës para vitit shkollor gjegjësishtë vitit akademik 2021/22 dhe kanë dorëzuar anekset e kontratës së tyre për barazimin e bursës do të mund të lidhin marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për pagesën retroaktive të diferencës së bursës së rritur për vitin akademik 2021/22 dhe  për  pjesën  e vitit  2022/23.

Shuma e diferencës për studentët do të kompensohet me dy pagesa,gjegjësishtë  një pjesë do të transferohet në llogaritë e tyre të transaksionit në muajin tetor të vitit 2023 dhe pjesa e dytë në shkurt të vitit 2024. Ndërsa për nxënësit , shuma e diferencës ndaj bursave të rritura do të paguhet në muajin  tetor të vitit 2023.

Vërejmë se marrëveshjet do të mund të nënshkruhen vetëm nga nxënësit , gjegjësishtë  studentët që kanë dorëzuar anekset e marrëveshjeve të bursave në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës brenda afatit të përcaktuar.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar