Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Në mënyrë të vazhdueshme po rritet mbështetja për arsimimin e të rinjve rom

Shaqiri: Në mënyrë të vazhdueshme po rritet mbështetja për arsimimin e të rinjve rom

 

Shaqiri: Në mënyrë të vazhdueshme po rritet mbështetja  për arsimimin e të rinjve rom

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e angazhuar  për qëndrueshmërinë e politikave që synojnë promovimin, zhvillimin dhe mbështetjen e arsimimit të nxënësve dhe studentëve rom, sepse ata janë pjesë e rëndësishme e bashkësisë  sonë shoqërore dhe vërtetohet se me qasjen dhe format e duhura të mbështetjes, ata shumë mirë munden të jenë reciprok në realizimin e synimeve dhe aspiratave personale, për të kontribuar në përparimin e përgjithshëm social dhe ekonomik të vendit. Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në manifestimin e sotëm kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Romëve, 8 Prillit, të organizuar nga Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

 

“Përmes formave të ndryshme të mbështetjes – ndërmjetësimit, projektit dhe mbështetjes financiare, përmirësojmë vazhdimisht përfshirjen e fëmijëve komunitetit rom në shkolla dhe reduktojmë braktisjen e procesit arsimor. Kemi bërë një sërë ndryshimesh ligjore dhe kemi miratuar disa akte që përmirësojnë cilësinë e arsimit për nxënësit dhe studentët rom, të cilat janë iniciuar nga strategjia e mëparshme dhe nacionale  për romët”, theksoi  Shaqiri.

 

Ministri theksoi se konform  Konceptit të ri për Arsimin fillor komuniteti rom  gjuhën e tyre amtare e mëson përmes lëndës zgjedhore “Gjuha dhe kultura e romëve”, nga klasa e tretë deri në klasën e nëntë. I njejti përfaqësohet në 6 komuna ndërsa aktualisht mësimin e ndjekin  mbi 2.500 nxënës rom.

 

“Për të 5-tin vit radhazi në arsimin fillor angazhojmë  mediator  arsimor rom, të cilët në komunikim të drejtpërdrejtë me familjet rome dhe veçanërisht me të rinjtë e atyre familjeve arrijnë të ruajnë një shkallë të lartë kalimi në klasat më të larta dhe kalimin në shkolla të mesme. Nga ky vit është paraparë që mediator  të ketë edhe në shkollat ​​e mesme dhe kjo është e rregulluar me Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm i cili është në fazë të përgatitjes ,shtoi Shaqiri.

 

Në vitin 2023, për herë të parë, Ministria do të sigurojë mjete  për angazhimin e asistentëve pedagogjik për nxënësit rom në arsimin fillor, të cilët do të ndihmojnë në lehtësimin e përvetësimit të lëndës në të cilën nxënësit rom tregojnë rezultate më të dobëta. Ndërsa  për herë të parë këtë vit është paraparë buxhet  për të mbështetur romët e moshuar që nuk kanë përfunduar arsimin fillor apo të mesëm, për të fituar kualifikimet përkatëse, për të hyrë me sukses në tregun e punës.

 

“Veçanërisht duhet theksuar se fondi për mbështetjen financiare të arsimimit të nxënësve rom është në rritje të vazhdueshme. Praktikisht për 10 vjet kemi pothuajse 10-fishim të mjeteve të destinuara për të mbështetur nxënësit e shkollave të mesme  dhe studentët rom. Nga rreth 4 milionë denarë, rritja është në 30 milionë denarë”, potencoi  Shaqiri, duke falënderuar organizatat dhe partnerët joqeveritar dhe qytetarë që u japin bursa nxënësve rom të shkollave fillore dhe të mesme, por edhe stimulojnë arsimin e tyre të lartë nëpërmjet ndarjes  së kompensimeve mujore në të holla.

 

Duke uruar festën, ministri theksoi se Maqedonia e Veriut po ndërton sistem arsimor inkluziv  ​​me trajtim dhe mbulim të barabartë të të gjithë qytetarëve dhe se ky do të jetë në fokus edhe në periudhën e ardhshme.

[ Friday, April 7, 2023 ] [ 1 ]

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar