Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Thirrje publike për dhënien e provimit pranues të nxënësve të interesuar për regjistrim në gjimnazin matematiko-informatike për vitin shkollor 2023/2024

Thirrje publike për dhënien e provimit pranues të nxënësve të interesuar për regjistrim në gjimnazin matematiko-informatike për vitin shkollor 2023/2024

 

Thirrje publike për dhënien e provimit pranues të nxënësve të interesuar për regjistrim në gjimnazin matematiko-informatike për vitin shkollor 2023/2024

 

Në bazë të Nenit 10 paragrafi 1 të Ligjit për gjimnazin matematiko-informatike („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 64/18) dhe Rregulloren për mënyrën e verifikimit të njohurive të nxënësve në provimin pranues për regjistrim në Gjimnazin Matematiko-Informatike, pikëzimi i rezultateve nga provimi pranues si dhe pikët minimale për dhënien e provimit pranues („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 54/19), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrje publike për dhënien e provimit pranues për nxënësit të cilët janë të interesuar për regjistrim në Gjimnazin Matematiko-Informatike në vitin shkollor 2023/2024.

 

Në Gjimnazin Matematiko-Informatike regjistrohen nxënës të rregullt të cilët kanë përfunduar arsimin fillor, kanë arritur sukses të përgjithshëm prej së paku 4,5 nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në arsimin fillor dhe me notë 5 në lëndët mësimore matematikë nga klasa e gjashtë deri në të nëntën dhe fizikë nga klasa e tetë dhe e nëntë në arsimin fillor, dhe kanë dorëzuar vërtetim me numrin e pikëve të fituara nga provimi pranues.

 

Provimi pranues përmban dhënien e testeve në përputhje me programet mësimore në matematikë nga klasa e VI deri në IX dhe programet mësimore në fizikë për klasën e VIII dhe IX. Kandidati/kandidatja kontrollohet me shkrim, me dy teste të veçanta në matematikë dhe fizikë, dhe secila prej tyre duhet të përmbajë katër detyra me përgjijge të ofruara, katër detyra me mbledhje dhe katër detyra me procedurë të plotë zgjidhjeje.

 

Kohëzgjatja e testit me shkrim për çdo lënd (matematikë dhe fizikë) duhet të jetë 120 minuta.

 

Dhënia e provimit pranues do të realizohet në ambientet e SHMGJNQSH „Zdravko Cvetkovski Shkup, Blv. „Partizanski Odredi“ nr. 91 Shkup, edhe atë, lënda matematikë me datë 01.06.2023 me fillim nga ora 10:00 dhe fizikë me datë 05.06.2023 me fillim nga ora 10:00.

 

 

MËNYRA PËR APLIKIM NË THIRRJEN PUBLIKE

 

Nxënësit e interesuar duhet të dërgojnë Letër Interesi me të dhëna për nxënësin dhe prindin/kujdestarin (emri, mbiemri, shkolla dhe Komuna në të cilën do të përfundojë arsimin fillor, numri i telefonit të nxënësit, numri i telefonit të njërit prind dhe e-mail adresa e nxënësit/prindit), në adresën Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Sektori për arsim të mesëm, arsim të të rriturve dhe mësim gjatë gjithë jetës, rr. „Sh. Kirili dhe Metodij” nr.54 Shkup, me titull "Për thirrje publike, për dhënien e provimit pranues për regjistrim në Gjimnazin Matematiko-Informatike“ ose në adresën e DSU “Gjimnazi Matematiko-Informatik” Bul. “Çetet partizane” nr.91 1000 Shkup, me titull “Për thirrje publike për dhënien e provimit pranues për regjistrim në shkollën e mesme matematiko-informatike jo më vonë se 30.5.2023.

[ Wednesday, April 5, 2023 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar