Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se Universiteti i Shërbimit Publik në Budapest, Hungari, përmes programit “LUDOVKA”, ndan bursa të dedikuara për pedagogë dhe hulumtues të ftuar për vjeshtën e vitit 2023.
Ky program special është i hapur për qytetarët e: Shqipërisë, Armenisë, Azerbajxhanit, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Serbisë , Sllovakia, Sllovenia dhe Turqia.
Afati i fundit i aplikimit për programin është 15 maj 2023.
Të gjitha informacionet e nevojshme për këto bursa, kandidatët e interesuar mund t`i gjejnë në ueb-faqen në vazhdim.
https://reg.uni-nke.hu/index.php/468951
Informacione shtesë mund të merren në adresën e mëposhtme të emailit:
ludovika.scholars@uni-nke.hu