Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Së shpejti Universiteti “Nënë Tereza” do të bëhet me kampus të plotë infrastrukturor

Shaqiri: Së shpejti Universiteti “Nënë Tereza” do të bëhet me kampus të plotë infrastrukturor

 

Shaqiri: Së shpejti Universiteti “Nënë Tereza” do të bëhet me kampus të plotë infrastrukturor

 

 

Universiteti Shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup së shpejti do të zhvendoset në rrethin e ish-kazermës “Ilinden”, ku në përputhje me vendimin e qeverisë nga viti i kaluar, pjesë e objekteve që gradualisht janë tërhequr dhe rregulluar për nevojat e  këtij institucioni të arsimit të lartë. Për intenzitetin e aktiviteteve sot në takim në hapsirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës biseduan ministri Jeton Shaqiri dhe rektori i universitetit, Prof. Dr.Izet Zeqiri.

 

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për rrjedhën e gjithë procesit, i cili duhet të zgjidhë sfidën më të madhe me të cilën përballet universiteti i fundit i themeluar nga shteti, ndërsa ajo është mungesë e kushteve infrastrukturore përkatëse, gjegjësisht kampusit universitar.

 

“Pjesë e gjeneratave të tanishme studentore, si dhe shumë të reja, do të ndjekin mësimet në sallat e leksioneve dhe amfiteatrot bashkëkokorë. Ky angazhim i yni është pjesë e përpjekjeve për sigurimin e kushteve sa më të mira për arsimimin e të rinjve. Ata duhet të jenë të kënaqur me atë që u ofron vendi, që të jenë mjaftueshëm të motivuar që të rikthehen pas diplomimit, duke investuar kapacitetin e tyre intelektual pikërisht këtu”, u shpreh ministri Shaqiri.

 

Rektori Zeqiri falënderoi për mbështetjen të cilën e  merr nga shteti për zhvillimin e universitetit dhe shprehu besimin se historia e suksesit të cilën e ndërton institucioni i arsimit të lartë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Universiteti Nënë Tereza aktualisht funksionon në  objekt në qendër të qytetit si  zgjidhje e përkohshme deri në  ndërtimin përfundimtar të kampusit universitar. Për 6 vite që nga themelimi i të njejtës, në 5 fakultetet në përbërje të cilët ofrojnë 36 programe studimi,  janë regjisturar mbi 3000 studentë.

 

Lajme dhe Ngjarje


12/24/2024

12/24/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar