Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Nga sot fillon testimi TIMSS - rezultatet janë të rëndësishme për krijimin e politikave arsimore

Nga sot fillon testimi TIMSS - rezultatet janë të rëndësishme për krijimin e politikave arsimore

 

Nga sot fillon testimi TIMSS - rezultatet janë të rëndësishme për krijimin e politikave arsimore

 

 

 

Sot fillon testimi TIMSS (Trends in International Mathematics and Science Study), ku janë përfshirë 150 shkolla fillore në vend dhe deri në fund të vitit mësimor  do të testohen rreth 4900 nxënës në  gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe.

Me pjesëmarrjen në studimet ndërkombëtare të matjes së arritjeve të nxënësve, fitohen të dhëna të shumta për sistemet arsimore, programet mësimore, procesin mësimor, arritjet e nxënësve, punën e mësimdhënësve, si dhe krahasimi i arritjeve të nxënësve në nivel ndërkombëtar, si faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm për krijimin e mëtejshëm të politikave arsimore me të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të sigurojë arsim më cilësor për gjeneratat e  tanishme dhe gjeneratat e ardhëshme.

“Jashtëzakonisht e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut është pjesëmarrja në testimetndërkombëtare në fushën e arsimit, përmes të cilave kontrollohen të arriturat e nxënësve, niveli i njohurive të tyre në krahasim me njohuritë e bashkëmoshatarëve të tyre nga vendet e tjera, kontrollohet gatishmëria për t`u përballur me sfida dhe situata reale nga jeta e përditshme, krahasohet mënyra e organizimit të mësimdhënies në vende të ndryshme dhe në shtëpi. Shpresojmë që procesi të shkojë pa probleme, që rezultatet e nxënësve të jenë më të mira se ciklet e mëparshme të testimeve dhe të jenë bazë e mirë për marrjen e vendimeve të mëvonshme në krijimin e politikave në arsim”, thonë nga MАSH.

TIMSS (Trends International Mathematics and Science Study) është  studim ndërkombëtar ku maten arritjet e nxënësve në lëndët e matematikës dhe lëndëve të grupeve natyrore (shkencat natyrore, fizika, kimia, biologjia). Testimi TIMSS përfshin nxënësit, prindërit, mësimdhënësit  dhe drejtorët e shkollave ndërsa  rezultatet e këtij testimi me raport të gjerë  do të publikohen në dhjetor të viti 2024.

 

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar