Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Trajnime për punonjësit e MASH-it për ndryshimet e Ligjit për Prokurime Publike

Trajnime për punonjësit e MASH-it për ndryshimet e Ligjit për Prokurime Publike

 

Trajnime për punonjësit e MASH-it për ndryshimet e  Ligjit për Prokurime Publike

 

 

Për punonjësit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës sot është organizuar trajnim për zgjerimin e njohurive për zbatimin e procedurave të prokurimit publik, konform ndryshimeve të reja të rregullores ligjore.

 

Rreth 40 persona të punësuar në institucion morën pjesë në ligjeratën e mbajtur në Klubin e Deputetëve, ndërsa fokusi ishte tek ndryshimet e Ligjit për Prokurime Publike dhe interpretimi dhe zbatimi i drejtë i dispozitave të reja. Gjatë trajnimit u diskutua edhe për vendimet e Qeverisë për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet të caktuara në tregtinë me pakicë dhe se si të veprohet konform tyre gjatë realizimit  të marrëvreshjeve ekzistuese dhe gjatë lidhjes së marrëveshjeve të reja.

 

Duke e  pasur parasysh se MASH-i është  institucion me  plan vjetor mjaft të gjerë për prokurimin publik, në zbatimin e të cilit marrin pjesë një numër i madh  punonjësve, u shprehën të kënaqur me mundësitë për trajnim dhe cilësinë e ligjëratave

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar