Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ju bën thirje të gjithë faktorëve shoqërorë që të mos përdorin ndikimin e tyre për cenimin e sistemit arsimor. Nuk është në favor të askujt nëse fëmijët, të rinjtë, mësimdhënësit dhe prindërit vazhdimisht i ekspozojn ndaj presioneve publike, të motivuara nga interesa të ngushta partiake ose interesa të biznesit, gjoja me shqetësim të supozuar për cilësinë e arsimit. Ekziston dallim i madh dhe i rëndësishëm mes kritikës konstruktive dhe kryqëzimit të përditshëm të arsimit si fajtor për ambicje personale të paplotësuara. Tejkalimi i vazhdueshëm dhe i orkestruar i vijave të kuqe në arsim sjell pikë të lehta politike, por lë pasoja të vështira dhe afatgjate jo vetëm për njohuritë të cilat i fitojn nxënësit, por edhe sipas personaliteteve dhe sistemit të tyre të vlerave.
Filluam reformë thelbësore të sistemit të arsimit dhe shkencës, pasi që në mënyrë strategjike konstatuam se sistemi i deritanishëm nuk i jep rezultatet e dëshiruara. Një pjesë e madhe e kritikuesve aktualë në detyrë për gjithçka që po bëhet tani në arsim patën mundësinë në periudhën e kaluar të përmirësojnë arsimin.
Programet e reja dhe përmbajtja në mësimdhënie, në përgjithësi reforma, zhvillohet me respekt me të gjitha kërkesat ligjore dhe shoqërore , kjo është pjesë e dokumenteve strategjike dhe kaloi nëpër debate dhe konsultime të gjera me të gjithë palët e interesuara Gjithçka që bëjmë është përgatitur me mbështetjen e organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare siç janë Banka Botërore, USAID dhe UNICEF. Ndryshimet i pranojnë qasjet inovative në mësimdhënie dhe në të mësuarit dhe bazohen në njohuri të reja për zhvillimin e arsimit cilësor bazuar në kompetenca.
Prandaj, jashtëzakonisht është e papërgjegjshëme të fokusohemi në arsim pa parë progresin e përditshëm në përmirësimin e cilësisë dhe disponueshmërisë së sistemit edukativo-arsimor, pavarësisht se kemi punuar në kushte krize vitet e fundit. Ne i vendosim gradualisht programet mësimore dhe përmbajtjet e reja që i promovon të menduarit kritik dhe kreativitetin. Për herë të parë, pas disa vitesh, Ministria financon kërkimin dhe inovacionin. Investimet në shkolla të reja dhe në infrastrukturë dhe pajisje të tjera – nuk kanë të ndalur. Kemi rritur pagat dhe benefitet e mësimdhënësve dhe profesorëve. Trajnimet janë pjesë e zhvillimit të karrierës së tyre.
Qëllimi ynë është krijimi i arsimit cilësor fëmijëve dhe të rinjëve do t`u japë bazë në të cilin ata mund të përmirësojnë njohuritë dhe shkathtesitë sipas nevojave . Një numër i madh i profesonistëve të cilët tani më disa vite punojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ndajnë vizionin e tyre nëpër shkolla ku çdo fëmijë mund të arrijë potencialin maksimal dhe punojnë në realizimin e tyre, sipas praktikave më të mira.
Arsimi cilësor nuk arrihet brenda natës,arsimi ësht proces në të cilin me kontributin e tyre janë inkorporuar të gjithë faktorët dashamirës.