Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

Thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

 

Thirrje publike   për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor  të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

 

Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/08, 99/09, 83/10, 36/11, 135/11, 46/12, 24/ 13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18), dhe në përputhje me Udhëzimin për zbatimin e procedurës për dhënien e miratimit për përdorimin e tekstit shkollor  të gjuhës së huaj në arsimin fillor dhe të mesëm nr.08-15422/1 të datës 21.12.2022, Udhëzimi për ndryshimin e Udhëzimit për zbatimin e procedurës për dhënien e miratimit për përdorimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor dhe të mesëm nr.08-3531/1 të datës 23.03.2023,  MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – Shërbimi Pedagogjik, publikon

 

Thirrje publike


për
dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor  të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

 

I. Lënda e thirrjes publike:

Dorëzimi i kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar, për lëndët në vijim:

1.        Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e I  të arsimit fillor nëntëvjeçar,

2.       Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e II  të arsimit fillor nëntëvjeçar,

3.       Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e III të arsimit fillor nëntëvjeçar,

4.      Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e IV  të arsimit fillor nëntëvjeçar,

5.       Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e V  të arsimit fillor nëntëvjeçar,

6.       Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e VI  të arsimit fillor nëntëvjeçar,

7.       Gjuha frënge (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar,

8.       Gjuha gjermane  (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar,

9.       Gjuha ruse (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar,

10.   Gjuha italiane (gjuha e dytë e huaj) për klasën e VI të arsimit fillor nëntëvjeçar,

11.     Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën VIII të arsimit fillor nëntëvjeçar,

12.    Gjuha angleze (gjuha e parë e huaj) për klasën e IX të arsimit fillor nëntëvjeçar.

Kërkesë për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj mund të paraqesë  botuesi  vendas si dhe botues nga shteti tjetër në të cilin është regjistruar për veprimtari botuese, përmes përfaqësuesve ligjorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

II. Elementet e thirrjes publike:

Kërkesës për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj të dorëzuar  pas thirrjes publike të publikuar, duhet  t`i bashkëngjiten:


1. Vërtetim për veprimtari botuese të regjistruar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më i vjetër se tre muaj për botuesin vendor/përfaqësuesin ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

2. Vërtetim për veprimtarinë botuese të regjistruar për botuesin e huaj nga organi i autorizuar në shtetin në të cilin është regjistruar, jo më i vjetër se tre muaj, në origjinal ose kopje të noterizuar me përkthim nga përkthyesi i autorizuar gjyqësor;

3. Autorizim nga botuesi i huaj për përfaqësuesin ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut në origjinal ose kopje të noterit me përkthim nga përkthyesi i autorizuar gjyqësor;          

4. Dëshmi se botuesi vendor/përfaqësuesi ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka arritur të ardhura vjetore prej së paku 20.000.000,00 denarë për çdo vit individualisht në tri vitet e fundit që ka të bëjë me kërkesën për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës angleze, gjegjësisht të ardhura vjetore prej së paku 6.000.000,00 denarë për çdo vit individualisht në tri vitet e fundit, për kërkesën për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës frënge, gjermane, ruse dhe italiane në arsimin fillorë dhe të mesëm

5. Certifikatat e vlefshme lëshuar nga organi certifikues i akredituar në emër të botuesit vendor/përfaqësuesi ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut  edhe ate :

- ISO 9001:2015

- ISO/IEC 27001:2013

- ISO 22301:2019;

6. Marrëveshje ose deklaratë nga botuesi vendor/përfaqësuesi ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dëshmi se teksti shkollor  i miratuar do të shpërndahet në pesë vitet e ardhshme akademike dhe

7. Pesë kopje të tekstit të gjuhës së huaj, në formë të shtypur (me ngjyra) pa materiale shtesë të punës.

Çdo botues i interesuar ka të drejtë të parashtroj kërkesë për miratimin e një teksti shkollor në gjuhë të huaj për çdo klasë/vit përkatës, të lëshuar nga botuesi i huaj ose botuesi vendor që e përfaqëson atë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe/ose të parashtroj kërkesë për miratimin e një teksti shkollor mësimor për gjuhë të huaj për çdo klasë/vit përkatës në botimin e vet.

Secili botues vendor mund të paraqitet si përfaqësues ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut i disa botuesve nga vendet e tjera në të cilat janë të regjistruar për veprimtari botuese.

Botuesi vendor i cili është përfaqësues ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut i disa botuesve nga vendet e tjera në të cilat janë regjistruar për veprimtari botuese, ka të drejtë të parshtroj disa kërkesa individuale për miratim për secilën klasë/vit përkatës, nga secili botues që përfaqëson veçmas dhe/ose në botimin e tij, me një botim të tekstit shkollor për klasën/vitin përkatës për çdo botues.

 

III. Afati i fundit për dorëzimin  e kërkesave për miratimin e teksteve shkollore  të gjuhës së huaj:

 

Afati i fundit për dorëzimin  e kërkesave për miratimin e teksteve shkollore në gjuhë të huaj është deri më  datë 28.04.2023.

Botuesit e interesuar mund t`i shkarkojnë programet mësimore dhe Konceptin për përgatitjen  e tekstit shkollor nga ueb-faqja e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit www.bro.gov.mk

Kërkesat e dorëzuara jo në kohën e duhur nuk do të merret parasysh.

Kërkesat për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj duhet të dorëzohen në këtë adresë:

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - SHËRBIMI PEDAGOGJIK rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr.54, Shkup.            

[ Monday, March 27, 2023 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar