Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH solli vendim të përkohshëm: në shkollat e mesme të mjekësisë do të regjistrohen vetëm nxënësit me mësim të rregullt

MASH solli vendim të përkohshëm: në shkollat e mesme të mjekësisë do të regjistrohen vetëm nxënësit me mësim të rregullt

 

MASH  solli vendim të përkohshëm: në shkollat e mesme të mjekësisë do të regjistrohen vetëm nxënësit me mësim të rregullt

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi të gjitha shkollat e mesme publike në vend të cilët kanë  marrë verifikimin për  realizimin e mësimdhënies në  profesionet  shëndetësore, se regjistrimi i nxënësve me mësim të çregullt  do të pezullohet duke filluar nga sesioni i provimeve të muajit mars.

Nxënësit tani më të  regjistruar me mësim të çregullt  do të vazhdojnë  me dhënien e provimeve të parapara por në periudhën e ardhshme nuk do të mund të regjistrohen  nxënës të rinjë. Nga ana tjetër, nxënësit e rregullt do të mund të regjistrohen normalisht gjatë muajit qershor, konform  kuotave që do të përcaktohen në konkursin për regjistrimin e nxënësve  në shkollat e mesme publike.

Vendimi i MASH-it është para së gjithash në interes të procesit të krijimit të personelit mjekësor cilësor. Ndryshe nga nxënësit  e rregullt, të cilët përveç teorisë, kanë edhe mësim praktik efektiv sipas standardeve të përcaktuara në plan- programet mësimore, ndërsa  nxënësit me mësim të çregullt mundësitë e praktikës në kushte  reale janë dukshëm të kufizuara.

Gjithashtu, ky vendim është në përputhje me përpjekjet e shtetit për të parandaluar ikjen e fuqisë punëtore, e cila mungon dukshëm në sektorin e shëndetësisë. Statistikat tregojnë se në arsimin e mesëm të mjeksisë  me mësim të çregullt   zakonisht regjistrohen qytetarë më të  moshuar , me qëllim  për t`u rikualifikuar dhe për të kërkuar punë jashtë vendit.

Sfidë shtesë është se regjistrimi në arsimin  me mësim të çregullt nuk ka kuota kufizuese, ndryshe nga regjistrimi i nxënësve të rregullt që përcaktohet me kuota specifike, sipas kapaciteteve të shkollave dhe pikëve minimale të përcaktuara në secilin  konkurs për regjistrim në arsimin e mesëm që është  minimum 70 pikë, gjegjësisht sukses shembullor  në arsimin fillor, por ndonjëherë edhe teste plotësuese kualifikuese për përzgjedhjen e një numri më të madh të nxënësve  të paraqitur  me 75 pikë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se ky është një vendim i përkohshëm ndërsa  në periudhën në vijim fokusi do të vendoset në mundësitë për avancimin  e arsimit me mësim të çregullt  në profesionin shëndetësor, me qëllim që qytetarët të cilët përcaktohen për këtë opsion, të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e duhura, por edhe të motivohen për të realizuar potencialin e tyre personal në vendin e tyre.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar