Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / THIRRJE PUBLIKE Për dhënien e medaljes së arit, argjendit ose bronzit në një nga 13 Olimpiadata Ndërkombëtare të Shkencave (International Science Olympiad), për nxënësin dhe mësimdhënësin që e përgatiti nxënësin për olimpiadë

THIRRJE PUBLIKE Për dhënien e medaljes së arit, argjendit ose bronzit në një nga 13 Olimpiadata Ndërkombëtare të Shkencave (International Science Olympiad), për nxënësin dhe mësimdhënësin që e përgatiti nxënësin për olimpiadë

 

Në bazë të Nenit 24-6 paragrafet (3) dhe (4) nga ligji për arsim të mesëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/199, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/208, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 и 64/18) dhe („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriutnr.229/2020), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

 

THIRRJE PUBLIKE

Për dhënien e medaljes së arit, argjendit ose bronzit në një nga 13 Olimpiadata Ndërkombëtare të Shkencave (International Science Olympiad), për nxënësin dhe mësimdhënësin që e përgatiti nxënësin për olimpiadë


1. Kushti për pjesëmarrje

Në thirrjen publike për dhënien e shpërblimit në para për fitimin e medaljes së arit, argjendit ose bronzit në një nga 13 Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencave mund të lajmërohen:

- nxënës – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruara në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

- mësimdhënës- shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i/e punësuar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut , që e përgatiti nxënësin për Olipmiadë

i/e cili/cila fitoi medalje të arit, argjendit ose bronzit në një nga 13 Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencës në vitin shkollor 2022/2023

2. Mënyra dhe afati I aplikimit

Nxënësi së bashku me mësimdhënësin që e ka përgatit për garë, duhet të paraqesë një aplikim me të cilën dorëzon dokumentet në vijim:

(shkarko Deklaratë)

- Certifikata për nënshtetësi për nxënësin në formë origjinale ose kopje e notarizuar

- Certifikata për nënshtetësi për mësimdhënësin në formë origjinale ose kopje e notarizuar

- Vërtetim se është I regjistruar si nxënës I rregullt në shkollë të mesme në vitin shkollor 2022/2023

- Vërtetim për mësimdhënësin se është I punësuar në shkollë të mesme

- Fotokopje nga diploma ose dokument tjetër që vërteton se është fituar medalje ari, argjendi ose bronzi në një nga 13 Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencave (International Science Olympiad) në vitin shkollor 2022/2023,për nxënësin dhe mësimdhënësin

- Llogaria e transakcionit të studentit dhe mësimdhënësit.

- Deklaratë e nënshkruar nga drejtori i shkollës për mësimdhënësin se është ai mësimdhënësi që ka përgatitur nxënësin për Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencave

- Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari i nxënësit për mësimdhënësin/en se është ai/ajo mësimdhënësi/ja që ka përgatitur nxënësin për Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencave

 Deklaratë e nënshkruar nga mësimdhënësi se është ai/ajo mësimdhënësi/ja që ka përgatitur nxënësin për Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencave

- Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestaripër pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale të nxënësit dhe

-Deklaratë nënshkruar nga mësimdhënësi për pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale.

Nëse mësimdhënësi që përgatiti nxënësin për mospjesëmarrje në Olimpiadë nuk  ka diplomë ose dokument tjetër që vërteton se ai/ajo ka fituar medalje të arit, argjendit ose bronzit në një nga 13 Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencave (International Science Olympiad) si dëshmi konsiderohen deklaratat nga  rreshti 5,6 dhe 7 të kësaj pike.
Thirja është e hapur dhe aplikimiet mund të dorëzohen përmes postës në adresën e mëposhtme:
rr.Sh.
Kirili dhe Metodij” nr. 54, 1000 Shkup me shënimin Për Thirjen Publike” për dhënien e shpërblimit në para për fitimin e medaljes të arit, argjendit ose bronzit në një nga 13 Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencave, për nxënësin dhe mësimdhënësin që përgatiti nxënësin për Olipmiadë më së voni deri me 31.08.2023.


3. Dhënia e çmimeve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ti ndajë individualisht, për nxënësin dhe për mësimdhënësin që ka përgatitur nxënësin për olimpiadë, shpërblim në të holla në vlerë prej 12.000 den në muaj për fitimin e medaljes së artë, 10.000 den në muaj për fitimin e medaljes së argjendit dhe 8000 den në muaj për fitimin e medaljes së bronzit. Çmimi në t; holla paguhet për periudhë 12 mujore.

Aplikimet e vonuara dhe jo të plota nuk do të shqyrtohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

Konkursi


10/24/2024

10/16/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar